Kosova
Mustafa: Letrën e LVV-së nuk e konsideroj zyrtare
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha se nuk e ka marrë zyrtare letrën të cilën Lëvizja Vetëvendosje e ka dërguar në partinë e tij.
Ai tha se ka pasur cilësime, të cilat nuk mund t’i marrë zyrtare, ndërsa shprehu gatishmërinë që të formojnë institucionet në bashkëpunim me LVV-në.
“Po, letrën do ta shohin, nuk e konsideroj zyrtare, dhe është përgjigje zyrtare. Është letër me cilësime që nuk janë zyrtare. Ajo që mund t’ju them është që jemi të interesuar të bëjmë marrëveshje me i themelu institucionet. Mos me vazhdu kjo agoni e institucioneve dhe për këtë kërkoj që edhe LVV-ja si partner i mundshëm të bëjë edhe pjesën e vet. Komunikim kemi pasur gjithmonë, ne shkruhemi dhe merremi vesh që të takohemi. Nëse e mbajmë Këshillin, e mbajmë për çështje të cilat i konsiderojmë parimore, i kemi caktuar parimet mbi të cilat do të bëjmë marrëveshje”, tha Mustafa.
Telegrafi merr vesh se në letrën e dërguar nga LVV në LDK thuhet se ata nuk mund ta largojnë Glauk Konjufcën nga pozita e kryetarit të Kuvendit, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











