Lajme
Musk: Bill Gates s’ka ide për kamionët elektrikë

Personi i katërt më i pasur në botë, Elon Musk ka folur për personin e dytë më të pasur, Bill Gates.
Pasi bashkëthemeluesi i Microsoft-it, Bill Gates hodhi dyshime mbi qëndrueshmërinë e kamionëve elektrikë, CEO i Tesla-s Elon Musk tha këtë fundjavë se ai mendon se Gates ‘nuk ka asnjë ide’.
Musk iu përgjigj një ‘cicërime’ në Twitter të shtunën se si ndihej në lidhje me deklaratën e Gates për automjetet elektrike.
Good Day. What's your opinion about Bill Gates' declarations referred to electric trucks? Regards
— Richard Reina (@richardreinariv) September 12, 2020
Gates detajoi mendimet e tij mbi automjetet elektrike në një postim në blog në gusht, duke shpjeguar pse ishte i dyshimtë në lidhje me potencialin për EV-të si automjete me transport të gjatë.
Arsyeja e tij: “bateritë janë të mëdha dhe të rënda”. “Edhe me përparime të mëdha në teknologjinë e baterive, automjetet elektrike nuk do të jenë kurrë një zgjidhje praktike për gjëra të tilla si 18-rrota, anije mallrash dhe avionë pasagjerësh,” shkroi Gates në një postim në blog.
“Energjia elektrike funksionon kur keni nevojë për të mbuluar distanca të shkurtra, por ne kemi nevojë për një zgjidhje tjetër për automjetet e rënda, me transport të gjatë.”
Vitin e kaluar, Tesla zbuloi makinën e saj të re elektrike, Cybertruck dhe një version më të shtrenjtë të kamionit, Tri Motor All-Wheel-Drive.
Tesla thotë se prodhimi për Cybertruck do të fillojë në fund të vitit 2021, me prodhimin për versionin Tri Motor AWD në 2022.
Vërejtjet negative të Musk për Gates nuk janë hera e parë që vihen në pah, shkruan “CNN”, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet Kozeta vlerësohet lartë në shkencë ...
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë
-
Mësojmë Shqip në Diasporë me “Metodë praktike për mësimin e gjuhës shqipe”
-
Mbi pozitën e gruas shqiptare, dhunën në familje dhe diversitetin
-
Artisti Sislej Xhafa, sjell ekspozitë të veçantë në Alpet e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz