Tematike
Müri: Grupi parlamentar “Zvicër-Kosovë” ka shumë punë për të bërë
Bashkëkryetari i grupit, Felix Müri thotë: "Roli i Grupit Parlamanetar është i shumanshëm. Duke filluar nga përshtatjet e ligjeve e deri te vizitat parlamentare. Kontaktet ekonomike janë posaqërisht të rëndësishme për të dy vendet"
Pak muaj më parë, në Bernë është krijuar Grupi Parlamentar Zvicër-Kosovë. Në krye të këtij grupi janë si bashkëkryetarë dy deputetë të Parlamentit të Zvicrës: Felix Müri (SVP) dhe Cedric Wermuth (SP). Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, albinfo.ch ka realizuar një intervistë të shkurtër me bashkëkryetarin Felix Müri. Ai flet për arsyet që kanë sjellë krijimin e këtij grupi, për përkatësitë partiake të anëtarëve të tij, për planet që ka grupi i ri etj.
Albinfo.ch: Si u krijua Grupi Parlamentar Zvicër-Kosovë?
Felix Müri: Ideja për grupin Parlamentar Zvicër-Kosovë rrjedh nga unë. Unë jam pjesë e shumë grupeve parlamentare dhe jam shprehur me shumë kënaqësi në favor të grupit kur më është ofruar.
Albinfo.ch: Çfarë ju lidh ju dhe parlamentarët tjerë zviceranë, anëtarë të këtij grupi, me Kosovën?
Felix Müri: Kosova është shpeshherë temë për të cilën debatohet në Parlamentin e Zvicrës. Kjo ndodh qoftë për çështje lidhur me pavarësinë e saj, qoftë rreth trupave zvicerane të stacionuara në Kosovë. Po kështu edhe në Zvicër ka shumë qytetarë nga Kosova, duke bërë kështu që ky vend të jetë vazhdimisht temë debati në Zvicër.
Albinfo.ch: Çfarë roli pritet të ketë grupi juaj parlamentar?
Felix Müri: Roli i tij mund të jetë i shumanshëm. Duke filluar nga përshtatjet e ligjeve e deri te vizitat parlamentare. Kontaktet ekonomike janë posaqërisht të rëndësishme për të dy vendet.
Albinfo.ch: Sa deputetë janë deri tash pjesë e këtij grupi dhe si duken përkatësitë e tyre partiake?
Felix Müri: Aktualisht jemi rreth 20 veta nga të gjitha partitë. Sa për fillim nuk është keq por me kohë do të kemi me siguri edhe më shumë anëtarë.
Albinfo.ch: A është miratuar grupi nga Parlamenti i Zvicrës?
Felix Müri: Grupi ynë parlamentar ka marrë konfirmimin nga Sekretari i Përgjithshëm i Parlamentit dhe është bërë pranimi i tij në listën e grupeve parlamentare.
Albinfo.ch: Cilët janë hapat e ardhshëm konkretë të grupit?
Felix Müri: Ka shumë për t`u bërë. Ne do ta krijojmë një listë të prioriteteve, në bashkëveprim me Ambasadën e Kosovës në Bernë. Por, nisur nga fakti se bëhet fjalë për një punë vullnetare, kjo kërkon ende kohë.
Albinfo.ch: Si është pritur kjo iniciativë nga opinioni?
Felix Müri: Me siguri që formimi i Grupit Parlamentar “Zvicër-Kosovë” ka qenë temë në medie. Mirëpo, si zakonisht, jo nga ana përmbajtjesore, por më tepër sa për të bërë kryetituj.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë














