Uncategorized

Murati premton ndihmë për mësimin plotësues të gjuhës boshnjake nё diasporё

Ministri i Diasporës në Qeverinë e Kosovës, Valon Murati, e ka pritur të premten në Prishtinë, një grup nxënësish të komunitetit boshnjak nga Kosova, me banim në Gjermani, Zvicër, Francë, Bosnjë e Mali të Zi.
 
Sipas një njoftimi për shtyp të Ministrisë së Diasporës, ministri Murati ka thënë se ky takim  ёshtё njё hap i vogël i njё bashkëpunimi tё rëndësishëm qё Ministria që drejton ai do ta ketë me komunitetin boshnjak.
Capture d’écran 2015-07-24 à 14.34.59
 
“Do tё bёjmё pёrpjekje qё tё jemi urё lidhëse mes jush dhe vendit prej nga vini. Gjithashtu, do tё bёjmё përpjekje qё, ashtu si deri tash, nё aktivitetet qё i organizojmë, t’i pёrfshijmё edhe përfaqësuesit e komuniteti boshnjak tё Kosovёs”, ka thënë Murati me këtë rast.
 
Ai ka shtuar se nё tё ardhmen do tё shikohen mundësitё qё tё ndihmohet edhe mësimi plotësues i gjuhës boshnjake nё diasporё, ndërkaq bёri thirrje qё edhe komuniteti boshnjak t’i përgjigjet procesit tё regjistrimit të diasporës.
 
“Pёrmes regjistrimit ne do tё kemi tё dhёna tё sakta pёr numrin e pjesёtarёve tё diasporës, profesionet e tyre, bizneset. E gjithё kjo bёhet qё tё krijojmë politika mё tё mira nё dobi tё diasporës”, theksoi ndёr tё tjera ministri Murati.