Lajme
Murati kërkon ndihmën e Austrisë për mësimin plotësues
Mësimi plotësues i gjuhës shqipe në diasporë dhe tërheqja e investimeve nga jashtë, janë dy projektet prioritare të MeD-it për këtë vit, tha ministri Murati
Ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati kërkoi nga diplomatët austriak, bashkëpunim më të madh për zhvillimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe për nxënësit shqiptarë në Austri. Këtë deklaratë Murati i bërë gjatë një takimi që zhvilloi me ambasadorin e Republikës së Austrisë në Prishtinë, Gernod Pfandler.
Në takim, përveç njohjes me punën e deritashme të Ministrisë së Diasporës dhe sfidat e saj të mëtejshme, u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fusha të ndryshme, duke pasur parasysh faktin se diaspora shqiptare ka koncentrim të madh në vendet gjermanofolëse, duke përfshirë edhe Austrinë.
Ministri Murati, në takim me z. Pfandler, i dha theks të veçantë mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë dhe tërheqjes së investimeve nga diaspora, dy projekte me prioritet në objektivat e Ministrisë për këtë vit, të cilat kërkojnë bashkëpunim më të thellë institucional.
“Rrjetet e bizneseve në Austri, të cilat janë iniciuar nga Ministria e Diasporës, janë jashtëzakonisht aktive në punën e tyre. Tashmë, ato janë duke shërbyer edhe si urë lidhëse jo vetëm mes tyre, por edhe mes bizneseve austriake dhe Kosovës me ide për projekte investive në të ardhmen e afërt”, tha ministri Murati.
Po ashtu, Murati e njoftoi ambasadorin austriak për projektet që Ministria e Diasporës planifikon t’i fillojë me implementim në kthimin e remitancave nga diaspora në projekte investive, në veçanti në fushën e agrikulturës dhe të teknologjisë informative.
Nga ana tjetër, ambasadori Pfandler e rikonfirmoi përkrahjen e Austrisë për Kosovën, ndërsa e lavdëroi komunitetin shqiptar në Austri si komunitet të integruar mirë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













