Burim Muqa, fotograf
E-Diaspora
Muqa bashkëjeton me pasionin për fotografi
E kishte zbuluar pasionin për fotografinë para 3 vjetësh duke eksperimentuar me një aparat, të cilin ia kishte bërë dhuratë vëllai i madh.
Tashmë fotografia si hobi është bërë pjesë e rëndësishme e jetës së fotografit shqiptar në Zvicër, Burim Muqa.
„Fotografia më jep momente kënaqësie dhe një mundësi për të zhvilluar aftësitë në një drejtim, ku e ndiej veten shumë të lumtur”, thotë në një intervistë për albinfo.ch Burim Muqa.
„Duke parë botën me syrin e fotoaparatit gjithçka më duket më e bukur”, thotë më tutje Muqa.
Dëshira për të realizuar fotografi të bukura e ka shtyrë fotografin e ri në Zvicër të vizitojë vende shumë të bukura në Zvicër, Gjermani, Itali, Francë dhe Kosovë.
„Kam përjetuar momente të paharrueshme me shokët, si p.sh. duke fotografuar pas mesnate në stinën e dimrit në mes të një lumi në Francë me këmbët në ujë, duke pritur lindjen e diellit në Frankfurt, duke fotografuar vetëtimat nga ballkoni, duke fotografuar yjet në Kosovë (ku problemi më i madh ishte të presësh derisa të gjithë komshinjtë i fikin dritat), duke ecur me orë të tëra nëpër bjeshkët e Italisë për të kapur momentin dhe pejzazhin e duhur, duke vizituar kështjellat përrallore të Gjermanisë ose duke fotografuar ujëvarat e Mirushës”, tregon Muqa.
Tani të gjithë e dinë që Burim Muqa merret me fotografi.
Fotografitë e Burim Muqaj i pëlqejnë të gjithë rrjetet sociale, madje fotografitë e tij mund t’i shihni të varura nëpër mure si postera dhe shpeshherë më tregojnë kur shohin ndonjë vend të bukur për të fotografuar.
„Ndjehem i lumtur të ndaj fotografitë e mia me të tjerët duke shpresuar që të ngjallë ndjenja të bukura te shikuesit. Sado i shkurtër të jetë momenti kur ata shikojnë dhe pëlqejnë fotografitë e mia, janë këto momente që çdo ditë më frymëzojnë për të vazhduar me këtë aktivitet të bukur dhe shumë interesant”, thotë Muqa.
Albinfo.ch: Si e kujtoni kohën kur ju filluat të merreni me fotografi, pra, si nisi kjo “aventurë”?
Burim Muqa: Gjatë pushimeve në Shëngjn në vitin 2013 e kisha me vete një Nikon 1 J3, të cilën vëllai im më kishte bërë dhuratë. Duke i fotografuar familjen dhe duke eksperimentuar me fotoaparatin zbulova një dëshirë të madhe për të krijuar foto të bukura, të cilat pëlqeheshin edhe nga të tjerët.
Albinfo.ch: Kush t’i ka vlerësuar fotografitë e bëra në fillimin e karrierës suaj si fotograf?
Burim Muqa: Në fillim familja, shokët me të cilët bënim foto së bashku, e pastaj shokët në Facebook dhe mediat e tjera sociale, si Instagram, Tumblr, Flickr, 500px, Twitter etj.
Albinfo.ch: Sa ndërhyn moda në një fotografi, pra cilat janë efektet e modës në të?
Burim Muqa: Unë deri tani më shumë kam fotografuar pejzazhe, makro dhe natyrë, por ndikimi i modës në fotografi është prezent ashtu sikur ndikimi i fotografisë, i cili është shumë i rëndësishëm në modë. Unë mendoj që fotografia është ajo që e përjetëson modën, e bën më të bukur dhe ndihmon zhvillimin e saj.
Albinfo.ch: Thjeshtësia mund të sjellë një fotografi më të bukur?
Burim Muqa: Po. Nganjëherë disa motive të thjeshta përbëjnë një fotografi shumë të bukur nëse fotografia shkakton ndjenja të caktuara tek shikuesi.
Albinfo.ch: Cilët hapa duhet t’i ndjekim që të kemi një fotografi të kompletuar?
Burim Muqa: Fotografinë duhet ta kesh në mendje, bile më mirë është të vizatosh një skicë (kjo të ndihmon shumë për të kombinuar elementet që do të kesh në fotografi). Nëse do të fotografosh natyrën, duhet të jesh i informuar për motin, lindjen dhe perëndimin e diellit, lindjen dhe perëndimin e hënës, vendet me pamje të bukur etj. Gjej vendin dhe kohën duhur për fotografinë, informohu se cilat pajisje të duhen (një aparat i formatit të plotë dhe një stativ janë për mendimin tim të domosdoshme). Gjatë fotografimit është me rëndësi të marrësh kohë, ndalu një moment, shiko me sy motivet dhe paramendoje atë pamje në murin tënd. Zgjidh kompozimin, kujdesu që të mos kesh ndriçim të tepruar ose të mangët. Pas fotografimit mund të rregullosh fotografinë në kompjuter sipas nevojës, si p.sh. ngjyrat, kontrastin, ndriçimin ose kombinimin e disa fotografive si panoramë, HDR dhe përpunimet e tjera me
layers. Një fotografi e kompletuar mund të quhet një fotografi e cila shpreh një histori, bukuri njerëzore ose bukuritë e natyrës, ngjall një ndjenjë ose transferon mendjen e shikuesit në një vend tjeter të bukur, qoftë edhe vetëm për një moment të shkurtër.
Albinfo.ch: Fotografë me famë botërore që ju inspirojnë e ju sjellin motive për të punuar më tutje?
Burim Muqa: Kilian Schönberger, Aaron J. Groen, Elena Shumilova, Jake Olson, Fadil Berisha dhe Familja Marubi
Albinfo.ch: Sipas jush, sot a dominojnë fotografitë me më shumë modë apo klasiket?
Burim Muqa: Fotografitë klasike, të cilat kanë kapur momente historike ose na japin një pamje të një momenti në të kaluarën janë shumë me vlerë dhe të përjetshme, mirëpo mendoj që sot më shumë dominojnë fotografitë moderne, të cilat shfaqin bukuritë natyrore ose njerëzore dhe falë teknologjisë mund të kapen fotografi me efekte të ndryshme dhe të përpunohen në kompjuterë për të korrigjuar gabimet e vogla ose për të nxjerrë një atmosferë të bukur.
Albinfo.ch Cilët janë modelet apo vendet më të njohura që i keni fotografuar?
Burim Muqa: Deri tani unë më shumë kam fotografuar natyrë, makro dhe pejzazhe, kurse portrete kam bërë më shumë për njerëzit e afërt të familjes, si dhe një model që tani jeton në Zvicër që quhet Edmond Krasniqi. Kurse vendet që i kam fotografuar deri tani janë: Kosova, Zvicra, Gjermania, Italia dhe Franca.
Albinfo.ch: Cfarë mendimi keni për fotografët shqiptarë?
Burim Muqa: Nuk njoh shumë fotografë shqiptarë, pasiqë unë jetoj në Zvicër dhe më mungon kontakti me talentët shqiptarë, mirëpo besoj që ka mjaft talentë të zotë, të cilët i kushtojnë rëndësi edhe artit përveç përfitimit financiar. Nuk mund të lë pa përmendur fotografin me famë botërore Fadil Berisha dhe fotografët që kanë lënë gjurmë të mëdha në historinë tonë nga familja Marubi.
Albinfo.ch: Përpos kënaqësisë që ju ofron realizimi i fotografive, cilat janë vështirësitë e mundshme të cilat ju përcjellin në këtë profesion?
Burim Muqa: Të jesh aty ku ke dëshirë në momentin e duhur si p.sh. gjatë lindjes ose perëndimit të diellit, është nganjëherë e vështirë pasiqë koha është e kufizuar dhe nuk mjafton çdo herë për të qenë aty ku janë motivet e mira për fotografi. Mendoj që në këtë profesion konkurrenca është rritur kohët e fundit, pasiqë teknologjia ka arritur në nivel të lartë, ku secili që posedon një aparat të vogël apo një nga celularët e rinj mund të bëjë foto kualitative.
Kush është Burim Muqa
Ka lindur në fshatin Vraniç të komunës së Suharekës, ku edhe ka përfunduar shkollën fillore dhe të mesmen. Në moshën 16-vjeçare ka migruar në Zvicër, duke iu bashkuar prindërve. Në fillim ka provuar punë të ndryshme në ndërtimtari dhe në një fabrikë të medikamenteve. Pas orarit të punës ka përfunduar studimet me korrespondencë si Software Developer dhe trajnime të ndryshme në drejtimin e informatikës. Përmes disa projekteve që ka përfunduar si Developer i është dhënë mundësia të fillojë punë në këtë profesion në një kompani të vogël në Zyrich. Tani që nga viti 2012 punon si Software Developer te Radiotelevisioni.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriBurim Muqa
- Prejardhja:Vraniç-Suharekë
- Vendi ku vepron:Cyrih
- Profesioni:Software Developer, Fotograf
- Kontakti [email protected]
E-Diaspora
-
Gjykata e Strasburgut fajëson Zvicrën: Ka dëbuar padrejtësisht kosovarin Një delinkuent që vuante nga një defekt në zemër është dëbuar në Kosovë: Strasburgu fajëson Zvicrën...
-
Kosova do të jetë pjesë në Javën Evropiane të Kulturës në Gjermani
-
Vetëm 7 votues nga diaspora kanë denoncuar se s’kanë marrë fletën e votimit
-
U gjet e pajetë e lidhur pas pemës, detaje nga vdekja e shqiptares në Itali
-
Ekuipazhi i ‘Wizz Air’ akuzoi gabimisht pasagjerët për vjedhjen e telefonit të rojes së sigurisë
Jeta në Austri
-
Austri: Paketa e re tatimore, masa për konsolidimin e buxhetit dhe lehtësime për qytetarët Qeveria austriake prezantoi të premten një paketë të gjerë legjislative fiskale, e cila synon konsolidimin e...
-
Austri: Reforma e pensioneve parasheh ndryshime të mëdha
-
Kompromiset që duhet të bëni në Austri kur blini ose merrni me qira një shtëpi
-
Austri: Çmimet e energjisë për familjet bien për 1.5%
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj