Bota
Mungojnë zanatçinjtë, rinovimi zgjat deri në 15 vjet
Sipas mediave ndërkombëtare punimet priten të zgjatin nga 10 deri në 15 vjet
Mungesa e zanatçinjve të kualifikuar dhe debati për mënyrat dhe veçoritë e rindërtimit të Notre Damit në Paris duket se janë pengesat kryesore të kësaj pune kolosale, shprehet një arkitekt i cili ka marrë pjesë në restaurimin e kështjellës së Windsorit.
“Gjetja e stafit të mjaftueshëm të zanatçinjve, mjeshtërve të punimit të gurit, drurit, plumbit dhe xhamit është një sfidë për këtë sektor në të gjithë Evropën”, pohon për mediat, Francis Maude, drejtor i kabinetit të arkitektëve “Donald Insall Associates” me seli në Londër.
Ai thekson se në projekte të tjera shumë të mëdha jemi përballuar me të njëjtat vështirësi, si rasti i Pallatit Westminster, mbi të cilin po punojmë këtu në Londër.
“Kjo mungesë mund të jetë elementi kyç që do të përcaktojë ritmin dhe ndoshta disa nga vendimet që do të merren gjatë procesit të restaurimit të Notrë Damit”, shton arkitekti, kabineti i së cilit ishte kërkuar për të punuar për restaurimin e kështjellës së Windsorit (perëndim të Londrës), transmeton ATSH.
Sipas mediave ndërkombëtare punimet priten të zgjatin nga 10 deri në 15 vite, përcjell albinfo.ch.
Kështjella, që daton nga shekulli XI, rezidenca e preferuar e mbretëreshës Elisabeth u shkatërrua nga një zjarr i rënë në vitin 1992, përpara se t’i rikthehej një rinie të dytë, mesatarisht me një faturë prej 36,5 milionë funtesh dhe dy vite punime, për t’u përfunduar në 1997.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














