Shkurt.ch
Mungojnë mjekët për përcjelljen e të dëbuarve me dhunë
Zyra Federale për Migracion planifikonte që një ofertues i jashtëm të fillonte nga 1 janari punën në përcjelljen e fluturimeve speciale me persona që riatdhesohen dhunshëm
Zyra Federale për Migracion (BFM) në muajin gusht të vitit që shkoi pati bërë një shpallje për shërbimin mjekësor për mbikëqyrjen e personave që dëbohen me detyrim nga Zvicra. Zyra në fjalë planifikonte që një ofertues i jashtëm do të fillonte nga 1 janari 2013 punën në përcjelljen e fluturimeve speciale me persona që riatdhesohen dhunshëm. Por, pak para përfundimit te vitit, BFM e ka anuluar konkursin.
Asnjë nga ofertat e ardhura nuk i plotëson kriteret e shpallura.
Disa ofertues i kanë porositur dokumentet për konkurrim por ka qenë vetëm një firmë e cila edhe konkretisht ka konkurruar. Është fjala për firmën Oseara, bën të ditur për mediet zvicerane zëdhënësi i BFM Micael Glauser. Kjo firmë që nga prilli i vitit 20112 është duke e realizuar mbikëqyrjen e fluturimeve në fjalë, në kuadër të një pilot projekti. Aktualisht, deri në konkursin e ri, BFM do të vazhdojë edhe për gjashtë muaj kontratën me këtë firmë.
Duke filluar nga marsi i vitit 2010 fluturimet speciale me të huaj që riatdhesohen nga Zvicra, përcillen veç me policë edhe me personel mjekësor. Kjo praktikë është vendosur pas një rasti tragjik, kur një azilkërkues nigerian kishte vdekur në përpjekje për ta dëbuar, të lidhur me pranga në gjithë trupin.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










