Shkurt.ch
Mungojnë hapësirat për strehim të refugjatëve
Në kufirin lindor të Zvicrës për disa javë kanë ardhur më pak refugjatë. Në fillim të nëntorit kanë qenë më shumë se 600, në muajin dhjetor kanë ardhur rreth 140 në javë. Kantonet dhe komunat gjithsesi duhet të sigurojnë më shumë vende.
Rreth 4 500 refugjatë kanë ardhur në muajt shtator, tetor dhe nëntor në kantonin e St. Gallen. Për dhjetor policia kantonale pret sërish 800 deri në 1200 refugjatë të rinj. Nuk dihet se sa do të mbeten prej 4.500 azilkërkuesve në St. Gallen. Aktualisht do të vendosen rreth 400 azilkërkues nëpër komuna, ndërsa 1.100 në kantone.
Komunat presin në muajt e parë të vitit 2016 që të ofrojnë më shumë vende për disa qindra azilkërkues.
Edhe në Graubünden deri në fund të tetorit janë regjistruar 814 azilkërkues. Gjithashtu në nëntor numri i azilkërkuesve ishte pesë herë më i lartë se një vit më parë. Aktualisht, përveç qendrave të rregullta të pritjes dhe tranzitit në Cazis, Chur, Davos, Laax dhe Schluein, janë siguruar objekte strehimi emergjent. Përveç kësaj, në Trimmis dhe Disentis / Mustér janë siguruar më shumë vende strehimi, si dhe në Andeer dhe Val Müstair.
Në kantonin e Thurgau figurojnë gjashtë qendra azili. 300 vende janë tashmë të zëna. Fundi i tremujorit të tretë ka regjistruar 814 azilkërkues në kantonin Thurgau, duke përfshirë 261 në kanton dhe 553 në komuna.
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













