Lajme
Mungesë stafi për shkak të koronës: Cyrihu ndërpret linjën e tramvajit
VBZ ka vendosur të ndalojë funksionimin e linjës 15 të tramvajit (stacioni Stadelhofen-Bucheggplatz) nga 10 janari deri në një njoftim të radhës
Situata me personelin e tramvajëve është përkeqësuar për shkak të mungesave të lidhura me sëmundjet me koronavirus, thuhet në një njoftim nga kompania e transportit publik të Cyrihut, VBZ.
“Tetë për qind e punonjësve në shërbimin e vozitjes aktualisht mungojnë,” thotë menaxheri i operacioneve të VBZ, Jürg Widmer, për srf.ch.
Dhe situata e personelit duket se do të përkeqësohet më tej për shkak të numrit në rritje të rasteve, transmeton albinfo.ch.
Për këtë arsye, VBZ ka vendosur të ndalojë funksionimin e linjës 15 të tramvajit (stacioni Stadelhofen-Bucheggplatz) nga 10 janari deri në një njoftim të radhës.
“Në këtë mënyrë ne mund të ruajmë aktualisht funksionimin e të gjitha linjave të tjera,” thotë Widmer. Kufizime të mëtejshme aktualisht nuk janë planifikuar.
E-Diaspora
-
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve Fehmi Mahalla: “Kënaqësia më e madhe nuk është vetëm medalja ime, por ajo e garuesit. Aty... -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











