Lajme
Mungesa e ilaçeve në Gjermani – gjendja e pandryshuar
Një storie rrëfimi tregon se gati përditë ndodh që farmacisti Sebastian Berges i le të dalin nga dera pa ilaçin e duhur klientët e tij.
“Në recetë shkruhet një ilaç për hollimin e gjakut, por për momentin ky ilaç nuk ofrohet për furnizim”, i thotë Berges pensionistes Ingrid Klüppel. Zhgënjimi i 67-vjeçares është i madh. Ajo e do ilaçin për bashkëshortin të sëmurë rëndë. “Kjo është katastrofike dhe situata po bëhet gjithnjë e më keq”, thotë Ingrid. “Si është e mundur që ilaçe të tilla, që bashkëshorti im i merr prej vitesh nuk gjenden më”, shkruan DW.
Gjendja ashpërsohet
Edhe farmacisti me përvojë konstaton keqësimin e situatës. Në dimër mungonin ilaçe si shurupi i kollës dhe ato kundër dhimbjeve, tani mungojnë medikamente në të gjitha spektrin e ilaçeve, thotë ai. Gati 470 lloj ilaçesh nuk janë të ofrueshme. “Momentalisht nuk marrim antibiotikë. Disa ilaçe hormonesh dhe kortizoni edhe ato kundër astmës po ashtu nuk gjenden”, kritikon Berges.
Fajin për këtë nuk e kanë vetëm zinxhirët e furnizimit, por edhe marrëveshjet e uljes së çmimit që shoqëritë e sigurimit shëndetësor bëjnë me ofruesit më të lirë të preparateve imituese, të njohura si ilaçe “generika”, që përmbajnë të njëjtën lëndë si preparati origjinal.
Shumë prodhues farmaceutikë nuk kanë leverdi të prodhojnë për tregun gjerman, dhe janë tërhequr nga Gjermania. Në mënyrë që për këta prodhues të jetë sërish atraktiv prodhimi për Gjermaninë, ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, do që me një projektligj të ri të reduktojë presionin e kostove. Projektligji lehtëson rregulloret e çmimit për medikamentet për fëmijët. Marrëveshjet e uljes së çmimit në këtë sektor shfuqizohen. “Por kjo nuk ka për t’i penguar ngushticat”, thotë Bork Bretthaues, drejtor ekzekutiv i Shoqatës “Pro Generika”. Sepse ky projektligj është i fokusuar vetëm tek ilaçet për fëmijët dhe antibiotikët. “Tek ilaçet e tjera gjendja e furnizimit mbetet si është – e pastabilizuar dhe pjesërisht madje kritike”.
Sistemi duhet të ndryshohet
Më tej ky projektligj parashikon që veçanërisht tek tenderët për antibiotikët në të ardhmen të kihet kujdes që substancat të prodhohen në Europë dhe BE. Qëllimi, sipas Lauterbach, është që të rritet numri i ofruesve dhe të reduktohet varësia nga prodhues të caktuar në Kinë apo Indi. Por kjo nuk ka për të ndodhur kaq shpejt sa e dëshiron ministri Lauterbach. Shoqata e Mjekëve “Marburger Bund” i ka cilësuar masat si hap në drejtimin e duhur. Problemi është se Gjermania është e varur nga disa qendra prodhimi dhe kjo duhet të ndryshojë, por ashtu duhet të bëhen teste stresi për zinxhirë të caktuar të furnizimit.
Përqëndrimi në tregun botëror të substancave farmaceutike është efekti i drejtpërdrejtë i një presioni të pamëshirshëm ekonomik me drejtim uljen e çmimit, ka deklaruar “Pro Generika”. Ndërkohë që dihet, sa më shumë leje për ilaçe dhe sa më të shpëndara qendrat e prodhimit, aq më i stabilizuar është furnizimi, sepse kompensohen më mirë rëniet e prodhimit diku tjetër. “Vërtet që gjatë pandemisë u kuptua, se sa problematike është varësia e madhe e Europës nga prodhuesit aziatikë të ilaçeve, por do duhet një kohë e gjatë derisa kjo gjendje të ndryshojë”, thotë farmacisti, Sebastian Berges. 68% e prodhuesve të shumicës së përbërësve të ilaçeve për Europën gjenden në Azi, thuhet në një studim të Shoqatës Farmaceutike, VFA. Gati dy të tretat e 3500 përbërësve të ilaçeve të ofruar në tregun botëror prodhohen në Kinë dhe Indi.
Gjermania, dikur farmacia e botës
Shumë farmacistë janë të mendimit se projektligji aktual gjerman nuk i zgjidh problemet. Me të nuk ndryshohet gjendja – që farmacistët në raste ngushtice në furnizim të shesin vetëm preparatet alternative të të njëjti prodhues. Sepse vetëm këto janë të pranuara për pagesë nga shoqëritë e sigurimit. “Sipas qëndrimit tonë duhet të krijohen stimuj që t’ia vlejë sërish prodhimí i ilaçeve në Gjermani”, kërkon Berges. Në fund të fundit, Gjermania në shekullin e 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të kishte imazhin e “farmacisë së botës”, dhe për dekada konsiderohej si prodhuesja dhe furnizuesja më e rëndësishme me ilaçe. Shumë çmime Nobel u morën atëherë nga shkencëtarët gjermanë. Por kjo kohë i përket së shkuarës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











