Shkurt.ch
Müller dhe Noser të FDP/PLR-së fitojnë garën për senat
Me suksesin e arritur në këto zgjedhje FDP/PLR mbërrin numrin prej 13 deputetëve në senat, ose 2 më shumë se në mandatin e mëparshëm.
Me zgjedhjen në raundin e dytë të dy deputetëve të FDP/PLR-së, Philipp Müller (Aargau) dhe Ruedi Noser (Cyrih) Dhoma e Kantoneve (Senati) ka kompletuar përbërjen e tij.
Müller, që është dhe kryetar i partisë në nivel nacional, ka lënë mbrapa kandidatin nga SVP/UDC Hansjörg Knecht dhe atë të CVP/PDC-së, Ruth Humbel. Müller ka fituar 63174 vota ose rreth 10 mijë më shumë se kundërkandidati i tij, Knecht ndërsa Humbel ka fituar rreth 35 mijë vota.
Nga ana tjetër, fituesi në Cyrih ka lënë mbrapa tij përfaqësuesin e gjelbër Bastien Girod dhe atë të SVP/UDC-së, Ueli Vogt. Noser ka rreth 147 mijë vota ndërsa pasuesi i tij Girod mbetet shumë mbrapa, me rreth 106 mijë, shkruan srf.ch. I treti, Ueli Vogt nga SVP ka pasur rezultat dukshëm më të dobët, duke mbledhur gjithsej 73 mijë vota.
Me suksesin e arritur në këto zgjedhje FDP/PLR mbërrin numrin prej 13 deputetëve në senat, ose 2 më shumë se në mandatin e mëparshëm. Po ashtu 13 përfaqësues në këtë nivel i ka edhe CVP/PDC, e cila tradicionalisht ka qenë më së miri e përfaqësuar. SP/PS me 12 deputetë ka një më shumë se në legjislaturën e kaluar ndërsa SVP/UDC edhe pse partia më madhe në vend, në senat përfaqësohet me vetëm 5 deputetë.
Me aktin e sotëm, ka përfudnuar viti zgjedhor në Zvicër. Më 18 tetor janë mbajtur zgjedhjet për Dhomën Nacionale dhe për atë të Kantoneve. Por për këtë të fundit patën mbetur në balotazh garat në disa kantone. Në Cyrih dhe në Aargau ato janë përmbyllur sot.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














