Lajme
MSA i vë në sprovë prodhuesit kosovarë
Sipas përfaqësuesve të biznesit, por edhe vetë prodhuesve kosovarë, prodhimet “Made in Kosova” ende nuk mund të konkurrojnë me bizneset dhe kompanitë e vendeve të BE-së
Funksionalizimi i Marrëveshja për Stabilizim Asociimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe BE-së, do t’i vë në sprovë prodhuesit kosovarë, të cilët do të detyrohen të konkurrojnë me prodhuesit e Bashkimit Evropian. Apriori prodhuesit kosovarë ndihen më të hendikepuar në konkurrencë me ato të BE-së.
Sipas përfaqësuesve të biznesit, por edhe vetë prodhuesve kosovarë, prodhimet e Kosovës ende nuk kanë kushte që të konkurrojnë me bizneset dhe kompanitë prodhuese të vendeve të Bashkimit Evropian.
Kompania “Frutex” nga Suhareka, është një nga kompanitë më të mëdha për prodhimin e pijeve joalkoolike dhe energjike në Kosovë.
Pronari i kësaj kompanie, Shaqir Palushi thotë për REL se Marrëveshja për Stabilizim Asociim është një hap shumë i mirë për Kosovën, por, sipas tij, do të jetë edhe një sfidë për prodhuesit vendor.
“Mendoj që Qeveria e Kosovës nuk i ka përkrahur me kohë prodhuesit kosovarë. Po ashtu është dashur dy vite me parë t’i përgatisë prodhuesit kosovarë për një konkurrencë të tillë, që do të vjen nga kompanitë prodhuese të Bashkimit Evropian”, thekson Palushi.
Prodhuesit në Kosovë vazhdimisht kanë deklaruar se përballem me probleme të mëdha, siç janë mungesa e energjisë elektrike, kamatat e larta për kredi, si dhe politikat fiskale jo të favorshme.
Ky ambient i pafavorshëm biznesor, thotë kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, bën që produktet vendore të mos jenë të gatshme për një konkurrencë që do të vjen nga produktet e Bashkimit Evropian.
“Në Kosovë do të këtë një import edhe më të madh të produkteve të Bashkimit Evropian, dhe këto produkte për një kohë do të jenë të liruara nga taksat doganore. E gjithë kjo është një konkurrencë për prodhuesit vendor. Pra, është sfidë për shkak të politikave jo adekuate për zhvillim të prodhimit vendor që kanë qenë në Kosovë”, thotë Shahini.
Me fillimin e zbatimit të MSA-së, Komisioni Evropian, nëpërmjet fondeve të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA), do t’i investojë në Kosovë mbi 600 milionë euro deri në vitin 2020. Nga kjo, do të përfitojnë edhe prodhuesit, për t’i rritur dhe zgjeruar kapacitetet e tyre prodhuese dhe përpunuese.
Shaqir Palushi, pronar i kompanisë “Frutex”, thotë se nga kjo përkrahje që do të marrin nga këto fonde, produktet e Kosovës do të mund të jenë konkurrente si në Kosovë ashtu edhe në tregun evropian. “Me zbatimin e MSA-së do të rritet konkurrenca në tregun vendor, por ne presim që edhe në te kemi mundësi që të jemi prezent me produktet tona në Bashkimin Evropian”, thotë ai.
Që nga momenti kur hyn në fuqi, MSA-ja nënkupton se një pjese të produkteve që nuk prodhohen në Kosovë, do t’u hiqet taksa doganore, dhe se në 10 vjetët e ardhshëm, taksa doganore për produktet e BE-së që futen në tregun e Kosovës, do të hiqet dalëngadalë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











