Lajme
Paraqitja e fundit e “Mr.Corona”: “I impresionuar me sjelljen e zviceranëve”
Ai thotë se popullata ka ndjekur me përpikëri udhëzimet dhe rekomandimet e tij dhe të institucioneve në përgjithësi. "Unë mendoj se kjo ka bërë ndryshimin e madh në fund"
Gjatë këtyre tre muajve të fundit, ishte bërë fytyra më e pranishme në ekranet e televizioneve dhe në mediat tjera zvicerane. Po ashtu, komunikimi i tij serioz dhe me nivel profesional lidhur me koronavirusin e ka bërë të besueshëm në sytë e publikut, gjithandej në Zvicër, shrkuan albinfo.ch.
Daniel Koch, delegati për Coronavirus i Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), ka pasur paraqitjen e tij të fundit në media, sot, të enjten pasdite. Me këtë rast, krahas përshëndetjes nga publiku, ai edhe njëherë ka komentuar situatën aktuale lidhur me pandeminë
“Jam i kënaqur me situatën,” ka thënë Koch në një intervistë për Radio SRF. Ai thotë se është “i impresionuar nga shumë gjëra, përfshirë mënyrën se si Këshillin Federal ka arritur ta zotërojë këtë krizë”.
Por, edhe populli e ka impresionuar “mr. Coronën”. Ai thotë se popullata ka ndjekur me përpikëri udhëzimet dhe rekomandimet e tij dhe të institucioneve në përgjithësi.
“Unë mendoj se kjo ka bërë ndryshimin e madh në fund”. Koch tani po del në pension, transmeton albinfo.ch Ai në fakt moshën e pensionimit e ka arritur në fillim të prillit, por për shkak të pandemisë së koronavirusit, po delpërfundimisht në pension dy muaj më vonë.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











