Integrimi
Mplakja e ballkanasve, sfida e radhës për shtëpitë e pleqve
Rreth 1000 persona nga Ballkani kanë mbushur moshën 80 vjeçare. Në moshën 65 deri 79 vjeçare janë rreth 11 mijë
Shtëpitë e pleqve në Zvicër njihen për komoditetin dhe rehatinë që u ofrojnë banorëve të tyre, gjegjësisht të moshuarve të cilët “vjeshtën e jetës” duan ta kalojnë në to. Por, me kalimin e kohës dhe me arritjen e moshës së pleqërisë edhe të të huajve, idili i shtëpive të përmendura rrezikon të shprishet. Ky “rrezik” që nënkupton vështirësinë në komunikim dhe mentalitetin e ngarkuar nga krizat në të cilat kanë kaluar vendet e tyre, lidhet sidomos me të huajt që kanë prejardhje nga ish Jugosllavia.
Sipas një statistike nga Zyra federale e Statistikave prezanton gazeta “NZZ am Sonntag” tashmë rreth 1000 persona nga regjioni i përmendur kanë mbushur moshën 80 vjeçare. Në moshën 65 deri 79 vjeçare janë rreth 11 mijë ndërsa janë rreth 56.000 që kanë arritur mbi moshën 55 vjeçare. Shifra e fundit flet për një potencial të madh të këtij emigracioni, menjëherë pas atij italian, për t`u bërë së shpejti kandidat për vendosje në shtëpitë e pleqve.
Më tutje gazeta në fjalë problematizon faktin se, ndryshe nga italianët, që fundja vijnë të gjithë nga i njëjti vend dhe kanë struktura të përbashkëta në Zvicër, te “ish jugosllavët” kemi divergjenca të mëdha që mund të jenë edhe potencial serioz konflikti. Një gjë e tillë e vështirëson ose edhe e pamundëson bërjen bashkë të këtyre njerëzve nën një kulm. Për këtë arsye, autoritetet që merre me këtë problematikë janë duke bërë përpjekje për të gjetur një zgjidhje (ose disa sosh) të pranueshme dhe të zbatueshme në këtë drejtim.
Përvojat me italianët ekzistojnë. Ata kanë tashmë disa qendra të veçanta ose disa “pavijone mediterane” në kuadrin e qendrave ekzistuese zvicerane për strehimin e të moshuarve. Atyre u është përshtatur atmosfera, kuzhina, pijet, aktivitetet etj. duke qenë sa më të afërta me Italinë.
Ndërsa kur bëhet fjalë për të moshuarit që vijnë nga Ballkani, duhe kaluar një “fushë me mina” deri në gjetjen e zgjidhjes, ankohen autoritetet. Disa përpjekje të bëra në Cyrih, ku janë ftuar në mbledhje informative banorët potencialë të shtëpive të pleqve, kanë rezultuar me probleme kuptimi dhe me provokime të ndërsjella politike.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë Një aksident i rëndë automobilistik ka tronditur mëngjesin e së dielës në Itali, duke i marrë... -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









