Kosova
MPJD dënon arrestimin arbitrar të shtetasit kosovar në Serbi
MPJD: Praktikë e papranueshme dhe shkelje e të drejtave të njeriut
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka reaguar me shqetësim të thellë ndaj rritjes së rasteve të arrestimeve arbitrare dhe të paprovokuara të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet e Serbisë, duke e cilësuar këtë praktikë si të papranueshme dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch.
Rasti më i fundit ka të bëjë me arrestimin e shtetasit kosovar Behar Preniqi, i cili u ndalua dje në pikën kufitare Batrovci, në kufi ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë. MPJD e ka cilësuar këtë si një tjetër shembull të sjelljeve destruktive të Serbisë që cënojnë të drejtat themelore të qytetarëve kosovarë.
“Ky veprim i autoriteteve serbe bie ndesh me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe përbën një shkelje të rëndë të normave ndërkombëtare,” thuhet në reagimin zyrtar të MPJD-së.
Ministria ka njoftuar se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme, duke kontaktuar familjen e z. Preniqi dhe duke kërkuar sqarime zyrtare për arrestimin. Një kërkesë zyrtare i është dorëzuar autoriteteve serbe për të konfirmuar ndalimin dhe për të dhënë informacione të plota për arsyet e tij.
Rasti është adresuar edhe te Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi si dhe te misionet diplomatike të vendeve të Quint-it, në një përpjekje për të sensibilizuar faktorin ndërkombëtar për situatën.
Në rast se ndaj z. Preniqi vendoset masa e paraburgimit dhe hapet procedurë penale, Zyra Ndërlidhëse do të kërkojë zyrtarisht të vizitojë qytetarin kosovar në vendin e ndalimit.
Në këtë fazë, MPJD përsërit thirrjen drejtuar qytetarëve të Republikës së Kosovës që të shmangin udhëtimet përmes territorit të Serbisë, për shkak të rrezikut në rritje për ndalime të pajustifikuara.
Ministria i bën thirrje gjithashtu Bashkësisë Ndërkombëtare që të reagojë me vendosmëri ndaj këtyre praktikave represive të Serbisë, duke theksuar se ato bien ndesh me parimet e të drejtës ndërkombëtare dhe konventat për të drejtat e njeriut.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












