Kosova
MPJ kërkon lirimin e menjëhershëm të mërgimtarit nga Zvicra që u arrestua nga policia serbe
Pacolli, ka reaguar pas arrestimit të shtetasit kosovar, kërkon lirimin e tij
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka dënuar arrestimin e një shtetasi të Kosovës nga policia e Serbisë dhe ka bërë thirrje për lirimin e tij.
Mërgimtari, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, Nezir Mehmetaj, nga fshati Rudicë e Klinës, të premten është ndaluar nga policia serbe në pikën kufitare Merdare.
Neziri jeton prej 25 vitesh në Zvicër, dhe kishte qenë për pushime në Kosovë, por për shkak se nëna e tij ishte e sëmurë, ai kishte shkuar në Beograd, për t’i bërë analizat.
Teksa po kthehej në Kosovë, ishte ndaluar në kufi nga doganierët serbë, duke i thënë se gjendet në ‘Stop listë’.
Së fundi, ndaj arrestimit të tij ka reaguar ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i cili ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të Mehmetajt. Sipas Pacollit, Serbia nuk mund të pengojë më pafund lëvizjen e lirë të njerëzve dhe menjëherë të ndalojë me përndjekjet politike.
“Ne e dënojmë arrestimin e shtetasit kosovar Nezir Mehmetaj nga policia serbe dhe bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij. Zyra jonë e ndërlidhjes në Beograd është aktive dhe do të marrë të gjitha masat e duhura për të siguruar lirimin e Nezirit. Serbia nuk mund të pengojë më pafund lëvizjen e lirë të njerëzve dhe menjëherë të ndalojë me përndjekjet politike. Kjo është në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit dhe Brukseli, nga ana tjetër, duhet të marrë masa urgjente për të parandaluar veprimet e Beogradit kundër qytetareve të Kosovës dhe për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve”, thuhet në reagim. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










