Kosova
MPJ: Bosnja dhe Hercegovina nuk duhet ta ngatërrojë sportin me politikën
MPJ shpreh shqetësim për vonesat e viave për përfaqësuesen në Kampionatin Evropian FIBA –U16, që do të mbahet në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës nga data 9 deri më datën 18 Gusht, 2018.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës shpreh keqardhje të thellë për vonesat e paarsyeshme, të stërgjatura dhe vështirësitë sistematike të procedurave të pajisjes me viza për anëtarët e Përfaqësueses U16 të Kosovës, në Kampionatin Evropian FIBA –U16, që do të mbahet në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës nga data 9 deri më datën 18 Gusht, 2018.
“Kosova është bërë anëtare e plotë dhe me të drejta të barabarta e Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit tash e më shumë se tre vjet, andaj tentimi për të vënë pengesa politike me qëllimin e dukshëm për të rrezikuar pjesëmarrjen e Përfaqësueses së Republikës së Kosovës në këtë ngjarje sportive deri në momentet e fundit jo vetëm që shkell parimin bazë evropian të Lirisë së Lëvizjes, por edhe rregullat e vet Organizatës, gjë për të cilën ne do të kërkojmë përgjegjësi”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Sipas MPJ, ushtrimi i presionit psikologjik disa ditor ndaj Përfaqësueses së Kosovës në lidhje me këto pengesa, përderisa ata sot është dashur, që të zhvillojnë stërvitjen e tyre në Sarajevë para përballjes në ndeshjen e parë kundër Bosnjë dhe Hercegovinës nesër është dashakeqëse dhe jo-sportive.
“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës i rikujton Bosnje dhe Hercegovinës se përkundër qëndrimeve politike përfaqësuesit e Republikës së Kosovës në sport kanë marrë pjesë, janë respektuar dhe nderuar me simbolet dhe flamurin e tyre shtetërorë edhe nga autoritetet shtetërore dhe përfaqësuesit e Federatës Ruse”, thuhet më tutje në njoftim.
Ministria e Punëve të Jashtme i ka bërë thirrje Bashkimin Evropian dhe shtetet aleate dhe parnere, që të reagojnë urgjentisht në lidhje më këtë çështje.
E-Diaspora
-
Një festë e diversitetit dhe e bashkëpunimit ndërkomunitar Këtë vit me risi në organizim, kjo veprimtari u bë edhe një festë e kulturave të...
-
Shoqatat shqiptare në Zvicër, në fokus të numrit të ri të revistës Albinfo.ch
-
Zhvillo karrierën tënde aty ku vlerësohet: smzh ag të ofron më shumë se një vend pune
-
Akuzohet kosovari, i dyshuar si shef i “degës zvicerane” të organizatës terroriste
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj