Lifestyle
Motrat Lipa, Dua dhe Rina, po pushtojnë botën

Dy motrat janë përfshirë në dy industri të ndryshme. Ndërsa Dua ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në tregun muzikor ndërkombëtar, Rina është në hapat e duhur në botën e modelimit.
Së fundmi u bë publik lajmi se Rina arriti të siguronte një marrëveshje si stiliste me Nasty Gal.
Rina Lipa x Nasty Gal solli koleksionin e bukuroshes shqiptare. Por, sa e ndihmojnë njëra-tjetrën motrat Lipa.
Rina, e cila është vetëm 18-vjeçe, në një intervistë për Vogue rrëfeu se gjithmonë ka veshur rrobat e këngëtares raporti Tv O.N, përcjell albinfo.ch.
“Ka ndodhur përpara se Dua të niste karrierën e saj. Unë shkoja dhe i merrja rrobat, pasi kemi diferencë prej 5 vjetësh. Ndihesha e madhe kur vishja rrobat e saj dhe ndjeja se mund të dilja me miqtë e Duas. Akoma vazhdoj e bëj këtë. Shkoj në gardërobë dhe i them: Këtë ke shumë kohë që nuk e ke veshur, kështu që unë po e marr. Dhe ajo më thotë ‘Ok’. Kjo është dashuria e motrës për ty”, tregoi Rina.
Por ylli i popit nuk i ka ofruar vetëm rrobat e saj, por edhe disa këshilla se si të paraqitet në sytë e publikut.
“Është një lloj klishe, por më ka thënë të jem gjithmonë vetvetja. Bëhu ajo që je, pavarësisht se çfarë mendon dikush tjetër. Mendoj se kjo ishte gjëja kryesore. Jo të gjithë do të pëlqejnë, jo të gjithë do të jenë fansat e tu, thjesht, ji vetvetja dhe njerëzit e vërtetë do të mbështesin”, tregoi 18-vjeçarja rreth këshillave që mori nga Dua.
E-Diaspora
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë Gjetjet e ekipit të drejtuar nga Prof. Dr. Ardian Jusufi një ditë mund të mundësojnë prodhimin...
-
Mësojmë Shqip në Diasporë me “Metodë praktike për mësimin e gjuhës shqipe”
-
Mbi pozitën e gruas shqiptare, dhunën në familje dhe diversitetin
-
Artisti Sislej Xhafa, sjell ekspozitë të veçantë në Alpet e Zvicrës
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz