Lajme
Mos ia mësyni Gjermanisë, s’ka azil për shqiptarët
Ministri shqiptar i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri e garantoi homologun gjerman Thomas De Maiziere, se qeveria në Tiranë është angazhuar maksimalisht për ndalimin e azilkërkuesve shqiptarë. Ai, kërkoi në Berlin nga autoritetet gjermane, shkurtimin e procedurave të përpunimit të kërkesave për azilkërkuesit shqiptarë.
Ministri Tahiri po ashtu e njofto homologun gjerman, se policia shqiptare është inslauzar nëpër pikat kufitare si dhe po i heton grupet e kontrabandistëve që mashtrojnë shqiptarë duke u premtuar azil.
“E informova kolegun për masat që ka marrë Shqipëria dhe gjithashtu i bërë të qartë angazhimin e qeverisë shqiptare për të mos lejuar në asnjë mënyrë shtetas shqiptarë që në mënyrë të padrejtë vijnë e kërkojnë azil politik. E bëmë të qartë që nuk ka azil politik në Gjermani dhe në asnjë vend të BE-së”, deklaroi Tahiri.
Edhe homologu gjerman tha se tema boshte e takimit në Berlin, ka qenë bashkëpunimi në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
”Po merremi bashkërisht me një çështje që na shqetëson, siç është azili. Janë shqiptarë nga Shqipëria apo nga shqiptarë që jetojnë në vende të tjera që vijnë në Gjermani për të kërkuar azil. Ky është një shqetësim i madh sepse mund të prodhojnë pasoja në raport me vendimin tuaj, që ju do donit t’i evitonit”, deklaroi De Maiziere, raporton TCH.
Ai po ashtu dha një mesazh të qartë se: “nuk ka asnjë shans për të fituar azil politik në Gjermani”.
Të gjithë shqiptarët që kanë ardhur, apo që do të vijnë do të rikthehen në vendin e tyre. Në Shqipëri ka një demokraci krenare dhe nuk ka arsye për përndjekje politike. Ne do të bëjmë shumë për ta zhdukur këtë shqetësim dhe do të kemi bashkëpunonim të madh jo vetëm duke u fokusuar te arsyet e gabuara të kërkesave për azil”, tha De Maizier.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












