Lajme
Molotovi “tremb” investitorët e huaj
Pamjet nga protestat e dhunshme të opozitës me koktej molotovi, po ndikojnë negativisht në investimet e huaja, deklaroi ministrja kosovare e Tregtisë, Hykmete Bajrami
Pamjet e vitit të kaluar nga Kuvendi i Kosovës me gaz lotsjellës dhe protestat e fundit me koktej molotovi, do të ndikojnë negativisht tek investitorët e huaj. Kështu konsideron ministrja e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) në Qeverinë e Kosovës, Hykmete Bajrami, e cila të arriturën më të madhe të vitit të kaluar e konsideron MSA-në me BE-në.
Bajrami megjithatë thotë se është bërë punë e madhe në aspektin ligjor sa i përket kushteve për investime. Ajo përmendi paketën e re fiskale, e cila shkon në favor të bizneseve, ndërsa rezultati i saj, siç tha Bajrami, është parë vitin e kaluar me rreth 300 milionë euro investime të huaja.
Por, ajo fajëson pamjet nga protestat e dhunshme të opozitës se po ndikojnë negativisht në ekonomi, sidomos në investimet e huaja.
“Pamjet me koktej molotovi, gazi lotsjellës, flaka, tymi në ndërtesat qeveritare, djegia e veturave të MTI-së që është adresa e parë për investitorët që vijnë në Kosovë, thyerja e xhamave, të gjitha këto, shkatërrimi i aseteve publike… patjetër që kanë ndikim negativ”, thotë ministrja Bajrami për Ekonomia Online.
Këto pamje, sipas saj, kanë marrë dhënë, kanë qenë nëpër ekrane më prestigjioze të televizioneve botërore dhe kanë pasur impakt negativ.
“Shpresojmë që edhe komuniteti i biznesit të na bashkohet, por dhe opozita t’i thërrasë mendjes që t’i kthemi dialogut, për shkak se dëmi mund të jetë më i madh sesa përfitimet e kujtdo qofshin”, deklaroi Bajrami, e cila e vlerëson si të arritur të madhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA), sidomos në aspektin politik.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












