Shkurt.ch

Mollët dhe bananet, frutat më të pëlqyera nga zviceranët

Pas këtyre dy llojeve të frutave, vjen portokalli, i pasuar nga mandarina, rrushi dhe nektarinat

Zviceranët i kanë shumë në qejf mollë dhe bananet. Pas këtyre dy llojeve të frutave, portokalli është gjetur më së shpeshti në tavolinat e zviceranëve, i pasuar nga mandarina, rrushi dhe nektarinat. Dardhat që vinë pas frutave të përmendura, zënë vendin e shtatë, dredhëzat, të tetin, e kështu me radhë.

Ndërkaq, bananet zënë bindshëm vendin e parë në listën e frutave më të shitura të prodhimit bio (organike). Pothuajse një e katërta e të gjitha bananeve të shitura në Zvicër i takojnë një linje të prodhimeve organike.  

Llogaritur në tërësi, zviceranët gjatë vitit 2012 kanë konsumuar 382`628 tonë fruta, tregon raporti vjetor i tregtisë me pakicë, i bërë nga Qeveria Federale.