CH-Ballkani
Mogherinin e pengojnë gjatë fjalimit në Beograd
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini iu drejtua sot deputetëve të Kuvendit të Serbisë.
Gjatë gjithë kohës së mbajtjes së fjalimit, deputetët e Partisë Radikale Serbe të Vojislav Sheshelit kanë brohoritur “Serbia, Rusia, nuk na duhet BE-ja”.
Mediat në Beograd raportojnë se Mogherini nuk e ka ndërprerë fjalën e saj, ndërkohë që në një moment ka porositur se nuk do të lodhet dhe ta ruajnë zërin për fushatën presidenciale që pritet të zhvillohet në Serbi.
Njëkohësisht, katër deputetë radikalë gjatë fjalës së Mogherinit kanë ngritur pankartat në të cilat shkruante “Serbia nuk i beson Brukselit” në gjuhën serbe dhe angleze.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri ndër të tjera tha: “Ne na intereson Serbia dhe e ardhmja e saj”.
Ka nënvizuar se BE-ja nuk është e plotë gjithnjë deri sa kjo pjesë e Ballkanit të jetë jashtë saj. Në fund të fjalës ajo iu ka dëshiruar deputetëve një fushatë të qetë presidenciale.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë







