Lifestyle
Modelja shqiptare tregon për fëmijërinë e saj në fshat
“Kur isha e vogël milja lopët”, thotë Emina, e cila me shaka thotë se vajzës tani i tregon vetëm se si duket ajo
Emina Çunmulaj është ndër modelet më të famshme shqiptare. Njihet për thjeshtësinë dhe sinqeritetin në çdo paraqitje të saj publike.
Modelja ishte e ftuar në “Xing me Ermalin”, ku rrëfeu për jetën e saj që nga fëmijëria, deri në ditët e sotme.
Kur jemi tek fëmijëria, modelja ka treguar se kur ishte e vogël ka mjelur lopët, duke treguar se në familjen e saj kishin dy të tilla.
“Kur isha e vogël milja lopët”, thotë Emina, e cila me shaka thotë se vajzës tani i tregon vetëm se si duket ajo, përcjell albinfo.ch.
Emina Çunmulaj në vitin 2015 është martuar me biznesmenin iranian Sam Nazarian me të cilin ka dy vajza, Ellan dhe Mian.
Ajo ka treguar se takimi i parë ka ndodhur në Karaibe, ku ajo ishte me një mikun e saj grek dhe me familjen e tij, ndërsa Sami me shoqërinë e tij.
“U pamë në një restorant dhe ai ishte me një mikeshën e tij që ishte stiliste, të cilën unë e njihja nga revistat. Ishte data 1 janar, ne ishim duke folur për objektivat e vitit të ri dhe unë po thosha që doja të gjeja një partner atë vit. Papritur ai dhe mikesha e tij erdhën drejt nesh, pashë shokun tim që reagoi, e njihte pasi ai dhe familja e tij kishin punuar për të. Filloi t`i takonte të gjithë. Më jep dorën dhe mua dhe më pyet: ‘Je greke?’ Dhe unë si patriote krenare, ia kthej: ‘Jo, pse?’ dhe më thotë: ‘Sepse vjen era djathë”, ka treguar Emina.
E-Diaspora
-
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë Rinesa Salijaj garon në listën e SPÖ-së dhe mban numrin 24 në listë.... -
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania
Jeta në Austri
-
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç Vjena planifikon një projekt pilot për strehim të mbyllur të shkelësve të përsëritur të të miturve... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026










