Integrimi
Modelet shqiptare të Amerikës
Shqiptarët mund të krenohen për tri shqiptaret modele në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ato janë modelet, Afërdita Dreshaj, Angela Martini dhe Tika Ivezaj – Camaj
Të tria të bukura. Të triat seksi dhe provokuese. Janë këto modelet Afërdita Dreshaj, Angela Martini dhe Tika Ivezaj – Camaj që të tria këto vajza që po kanë një sukses të konsiderueshëm në SHBA me paraqitjet e tyre nëpër skena të ndryshme të modës.
Ç’është me e rëndësishmja modelet tashmë janë bashkuar dhe nuk ndahen për asnjë moment, ndërkaq kohëve të fundit ato janë bërë edhe shoqe të mira ku bëjnë fotografi së bashku, shkruan “Express”.
Modelet shqiptare kanë postuar nëpër profilet e tyre këtë foto dhe poshtë saj kanë shkruar “Shqipja jonë e bukur”.
Ndryshe, Angela, edhe pse ka pasur disa deklarata të çuditshme kohëve të fundit për modën, ajo duket në formë të mirë dhe se kohëve të fundit ka filluar që të jetë aktive në botën e modës.
Tika Ivezaj – Camaj po ashtu pritet që edhe njëherë ta provojë fatin për t’u bërë një zogëz e Victoria Secret’s, ku është duke marrë pjesë në sesionet e kësaj kompanie të njohur të veshjeve të brendshme që po mbahen në New York.
Njëjtë është edhe me Afërdita Dreshajn, e cila pritet që po ashtu t’i kthehet modelimit, ndërkaq gjatë verës sigurisht se ajo do të sjellë edhe ndonjë këngë për publikun shqiptar, pasi ajo edhe këndon. Ku i dihet ndoshta ky vit mund të jetë edhe viti i martesës së saj me të dashurin e saj, Shpat Kasapi.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










