Lajme
Mjerim në burgjet e Kosovës
Në burgun e Dubravës ka ujë të ngrohtë vetëm dy herë në javë, prandaj të dënuarit janë të detyruar të improvizojnë metoda të rrezikshme për ngrohjen e ujit. Higjiena në burg konsiderohet e mjerueshme
Higjiena nëpër qendrat korrektuese të Kosovës nuk është në nivelin e duhur, madje në disa pavijone të burgut të Dubravës, është tmerruese. Kështu e përshkruan gjendjen higjienike Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë (KMDLNJ), pas një vizite që iu ka bërë banjove nëpër qendrat e korrektimit.
Banjat në Qendrën Korrektuese në Dubravë janë të vendosura nëpër dhoma bashkë me tualete dhe gjendja e tyre është jashtë çdo standardi. Kurse, disa pavijone i kanë banjat dhe tualetet të përbashkëta për secilin krah por pastërtia e tyre nuk është në nivel të duhur.
Në këtë qendër, sipas KMDLNJ-së, nuk ka ujë të ngrohtë rregullisht (dy herë në javë) dhe si pasojë e kësaj të dënuarit janë të detyruar të improvizojnë metoda të rrezikshme për ngrohjen e ujit.
“Higjiena e dhomave dhe rrobave është e pamundur të mbahet për shkak të problemeve me lagështi. Si dhe në shumicën e pavijoneve nuk ka çarçafë dhe mbulesa për jastëk që disa muaj”, thuhet në raporton e KMDLNJ-së, raporton KP.
Gjendja sa i përket higjienës nuk është në nivelin e duhur as në Qendrën Korrektuese për të mitur dhe femra në Lipjan. Sa i përketpjesës së burgut për femra, sipas këtij këshilli, ka më shumë rregull, por ka edhe ujë të ngrohtë.
“Banjat janë të përbashkëta ndërsa tualetet janë nëpër dhoma dhe janë të hapura, në shumicën e tualeteve ka rrjedhje të ujit. Nëpër dhoma dhe korridor ka lagështi dhe mbajtja e pastërtisë është e vështirësuar. Furnizimi me ujë të ngrohtë është i kënaqshëm. Çarçafët ndërrohen dhe pastrohen çdo 15 ditë, ndërsa rrobat pastrohen në lavatriçe çdo javë. Furnizimet me mjete higjienike janë në nivel por cilësia është shumë e dobët”, thuhet në raport.
Ndërsa në qendrën të miturve, sipas KMDLNJ-së, banjat janë të përbashkëta, në shumicën e tualeteve tavani është i mykur nga rrjedhja e ujit, ndërsa pastërtia nuk është në nivel.
“Furnizimi me ujë të ngrohtë është i kënaqshëm edhe tek të miturit. Ata pastrohen 3-4 herë në javë. Mbulesat ndërrohen dhe pastrohen çdo 15 ditë, ndërsa rrobat pastrohen çdo javë. Furnizimet me mjete higjienike janë në nivel, por cilësia është e dobët”, thuhet në raport, transmeton Albinfo.Ch.
Edhe në Burgun për Siguri të Lartë në Gërdoc, sipas KMDLNj-së, të gjitha dhomat-qelitë janë të pajisura me banjo të cilat nuk janë të ndara nga hapësira tjetër e dhomës. Kurse banjot e pastrimit janë të përbashkëta dhe i kanë të ndara ditët e pastrimit, thuhet në raportoj e këtij këshilli.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












