Shqipëria
Mjeku shqiptar, i shpallur ndër 100 neurokirurgët më të mirë në botë
Shefi i Neurokirurgjisë në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”, profesor Mentor Petrela, ishte ndër 100 kirurgët më të mirë të botës
Mentor Petrela është një ndër neurokirurgët më të mirë shqiptar, i cili tre vjet më parë u përzgjodh nga revista shkencore “World Academy of Neurological Surgery”, si një nga 100 neurokirurgët më të mirë në botë, transmeton albinfo.ch.

Së fundi, mjeku i mirënjohur shqiptar ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion”, ku ndër të tjera rrëfeu edhe një nga momentet më të vështira të punës së tij.
Petrela u shpreh se një nga momentet e tij më të vështira është komunikimi me familjen kur je përballë një dështimi jo vetëm profesional, por edhe ndaj sëmundjes.
“Nga momentet më të vështirat është komunikimi me familjen kur je përballë një dështimi jo vetëm profesional, por edhe dështim me sfidën e sëmundjes. Ai është momenti më i vështirë”.
Po ashtu, Petrela, i cili është i njohur gjerësisht për teknikat e avancuara të operacioneve me pacientin zgjuar, theksoi se nuk ka njeri të pagabueshëm.

Sipas tij, nëse një person s’e pranon që ka gabuar, ai është gënjeshtar.
Gjithashtu, neurokirurgu i njohur rrëfeu edhe si e zgjodhi këtë profesion, i cili kërkon impenjim dhe studim gjatë gjithë kohës. Ai tha se kjo ishte një dëshirë e fshehtë e babait të tij, që mundohej ta ushqente me të.
“Ka qenë një dëshirë e fshehtë e babait tim, që mundohej të ma ushqente. Por nuk kanë qenë të gjitha elementet që unë të futesha në mjekësi. Unë kam qenë një nga “delet e zeza” që as nuk kam pretenduar që do të shkoja për studimet e larta. Fillimisht u futa në rusisht, pastaj ka qenë profesor Gjata, i cili më transferoi tek mjekësia. Është profesion i vështirë që kërkon impenjim dhe studim gjatë gjithë kohës.” /Albinfo.ch.

Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri














