Integrimi
Mjeku shqiptar i shpëton jetën gjermanit të moshuar
"Pas dy orësh mund të bëhej vonë”, konstaton dr. Halil Krasniqi. Aorta abdominale te ky pacient kishte pësuar një zgjerim prej njëmbëdhjetë centimetrash
Heinz Peter i mbushen sytë me lot duke i dhënë dorën dr. Halil Krasniqit për tu përshëndetur. “Ju falemnderit zoti doktor për të gjitha që ju dhe bashkëpunëtorët tuaj keni bërë për mua”. Ai vetëm tash e ka me të vërtetë të qartë se në repartin e kirurgjisë të spitalit St.-Willehad në Wilhelmshaven i është shpëtuar jeta.
Kjo është dhurata më e mirë për Krishtlindje që mund ta imagjinonte ai në këtë moshë.
Ndodh shpeshherë që mjekët gjermanë dhe të tjerë u shpëtojnë jetën shqiptarëve. Në rastin tonë ka qenë një mjek shqiptar që ka bërë ndërhyrjen e suksesshme kirurgjike e cila është kurorëzuar me shpëtimin e jetës së një gjermani të moshuar.
Më 17 dhjetor të vitit të kaluar Heinz Peter 73 vjeçar ishte sjellë në spital me autoambulancë. Më parë kishte shkuar te mjeku i shtëpisë për shkak të një dhimbjeje të vazhdueshme të shpinës dhe ndjenjës së njëfarë shtypjeje në bark. Mjeku i kishte bërë kontrollimin me ultrazë.
“Menjëherë në spital” kishte qenë udhëzimi i tij urgjent dge shpëtimtar. Sepse “dy orë më vonë mund të bëhej vonë”, konstaton më vonë Krasniqi. Aorta abdominale (arteria e barkut) te ky pacient kishte pësuar një zgjerim prej njëmbëdhjetë centimetrash. “Diçka e tillë është shumë e rrallë”, thotë mjeku. Ai deri më tash kurrë nuk kishte operuar ndonjë me madhësi të tillë.
Vlera normale e kësaj arterie te meshkujt e moshës së Heinz Peterit është 2.5 centimetra. Te pesë nga 100 meshkuj mbi moshën 65 vjeçare paraqiten zgjerime të tilla të cilat duhet të mbikëqyren. Kur ato arrijnë gjerësinë prej pesë centimetrash, duhet të operohen menjëherë, shkruan wzm.online de.
Rreziku kryesor te rastet me zgjerim të aortës abdominale qëndron te pëlcitja e tij e befasishme me rastin e dëmtimit të murit të aortës. Kjo shkakton gjakderdhje të brendshme te pacienti.
/albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











