Lajme
Mjeku italian: COVID-19 mund të zhduket dhe pa vaksinë
“Koronavirusi e ka humbur forcën e tij dhe është dobësuar ndjeshëm”,
Mjeku i specializuar italian, Matteo Bassetti, i bindur kur thotë se virusi po e humbet forcën e tij dhe tashmë pacientët mund t’i bëjnë ballë, ndërsa para pak muajsh nga kjo sëmundje mund të humbnin jetën. Ai beson se nëse dobësimi i COVID-19 është duke ndodhur, atëherë nuk do të kemi nevojë për gjetjen e një vaksine, përcjell albinfo.ch.
“Përshtypja klinike që kam është se virusi po ndryshon ashpërsi. Në mars dhe në fillim të prillit modelet ishin krejtësisht të ndryshme. Njerëzit paraqiteshin në urgjencë me vështirësi të mëdha dhe kishin nevojë urgjente për ventilator. Tashmë, në katër javët e fundit, panorama ka ndryshuar plotësisht. Ka një ngarkesë të ulët virale në traktin respirator, ndoshta për shkak të një mutacioni gjenetik në virus, i cili ende nuk është demonstruar shkencërisht”, u shpreh mjeku.
Më tej ai shtoi:
“Ndoshta s’do të kemi nevojë për vaksinë, me këto ritme që po bie forca e virusit”.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














