Lajme
Mjekja shqiptare sqaron situatën e krijuar në Gjermani
Mjekja Aurora Dollenberg Meta nga Gjermania në një intervitë për albinfo.ch ka deklaruar se situata atje sa i përket Covid është përkeqësuar.
“Në javën e kaluar, rastet e konfirmuara nga laboratori COVID-19 në Gjermani janë rritur ndjeshëm. Përhapjet e reja të lidhura me COVID-19 po ndodhin gjatë festimeve familjare dhe veçanërisht nga udhëtimet e pasagjerëve ne vendet turistike” është shprehur Aurora për albinfo.ch.

Po ashtu ajo thekson se tashmë situata është e rëndë dhe se rastet e reja janë në numër të madh.
“Sundon një situatë shumë e rëndë për gjithë Gjermanin. Numri i rasteve të reja në Gjermani është përshpejtuar ndjeshëm gjatë javëve të fundit. Intersante është që të rinjtë tani, në krahasim me fillimin e pandemisë, janë më të infektuar sesa në grupmoshat më të vjetra. Kur nuk mbahet maska dhe nuk ruahet distanca fizike, shkaktojmë një përhapje shumë shpejt të virusit me anë të arosolave ose pikave të pështymës . Prandaj vazhdojmë të predikojmë cdo ditë pacientë: Mbani maska dhe respektoni një distancë prej më shumë se 1.5 m”, thotë Aurora Dollenberg.
Sipas saj, mbingarkesa e sistemit shëndetësor është ende e ulët në pjesë të mëdha të Gjermanisë, por mund të rritet shumë shpejt në nivel lokal dhe pastaj të vërë një barrë të rëndë në sistemin e shëndetit publik në veçanti, por edhe në lehtësirat për kujdesin mjekësor ambulant dhe spitalor. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










