Lajme
Mjekja shqiptare në Gjermani rezulton e infektuar: 31 veta në karantinë
Mjekja nga Shqipëria, pas kthimit nga vendlindja, fillimisht kishte rezultuar negative. Kështu, ajo ka rifilluar punën, duke pasur kontakte me kolegë dhe pacientë...
Një mjeke shqiptare në sektorin e psikiatrisë të Klinikës Harz në Blankenburg ka rezultuar pozitive në testin për koronavirus. Për pasojë, 27 punonjës dhe katër pacientë janë në karantinë.
Në klinikën psikiatrike në Blankenburg gjendja e jashtëzakonshme mbretëron që nga e enjtja (17 shtator). Që nga ajo ditë është mësuar përfundimisht se një mjeke është e infektuar me koronavirus, shkruan volkstimme.de.
Problemi: Mjekja shqiptare, pas kthimit nga vendlindja ku ishte me pushime, fillimisht kishte rezultuar negative në qendrën e matjes së temperaturës, transmeton albinfo.ch. Kështu, ajo ka rifilluar punën të hënën e kësaj jave duke pasur kontakte me kolegët dhe pacientët.
Tani, sipas Manuel Slawig nga administrata e rrethit Harz, 27 punonjës të klinikës dhe katër pacientë duhet të shkojnë në karantinë. Sipas zëdhënësit të spitalit Tom Koch, operacionet e klinikës janë të kufizuara për shkak të numrit të lartë të punonjësve të prekur.
Pacientët që po trajtohen aktualisht do të vazhdojnë të përkujdesen – por çdo pranim i ri i planifikuar do të shtyhet, përcjell albinfo.ch. “Natyrisht, rastet akute trajtohen edhe më tutje” ka bërë të qartë ai.
Sipas administratës së rrethit Harz, mjekja në fjalë është kthyer nga pushimet më 9 shtator dhe është testuar në qendrën përkatëse në Wernigerode. Duke pasur rezultat negativ, ajo u raportua në departamentin e shëndetësisë më 13 shtator dhe, me miratimin e këtij autoriteti, filloi punën të hënën, më 14 shtator.
Të nesërmen, ajo u testua sërish për virusin corona për shkak të rregulloreve të brendshme të Klinikës Harz. “Rezultati i testit ishte pozitiv 2i dobët”, përcjell albinfo.ch. Si rezultat, departamenti i shëndetësisë urdhëroi një kontroll më 17 shtator – me ç`rast rezultati doli pozitiv ” shprehet Slawig.
Prandaj mund të supozohet se gruaja ishte infektuar pak para se të kthehej në Gjermani dhe se testi i parë nuk ka funksionuar ende për shkak të kohës së shkurtë të kaluar nga infektimi.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













