Lajme
Mjekët kinezë nisen drejt Italisë, me 33 tonë furnizime mjekësore
Furnizimet mjekësore vijnë nga disa qytete kineze.
Është bërë e ditur se një ekip mjekësh kinezë janë nisur drejt Italisë, për t’i asistuar kolegët vendas në betejën me koronavirusin.
Kina, që sipas mediave vendase ka regjistruar një rënie të madhe në numrin e të infektuarve me koronavirus, ka vendosur të nisë drejt Italisë edhe 33 tonë pajisje mjekësore.
Furnizimet mjekësore vijnë nga disa qytete kineze.
Mjekët kanë sjellë edhe sasi të konsiderueshme të barit “Lianhua Qingwen”, që ka treguar se lufton me efektivitet të lartë inflamacionin në mushkëri.
Mjekët janë pjesë e Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë së Kinës dhe Kryqi i Kuq në Kinë.
Ata nuk kanë një datë të vendosur për kthimin në Kinë, por thonë se kjo do të vendoset në varësi se si do të shkojë situata në Itali.
Italia është vendi i dytë në botë më i prekur nga koronavirusi me mbi 800 të vdekur, përcjell albinfo.ch.

E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















