Zhvillim
Mjekët italianë të interesuar për investime në Kosovë
Një delegacion i mjekëve italianë nga rajoni i Toskanës shprehen të interesuar për investime në Kosovë
Ministri kosovar i Diasporës, Ibrahim Makolli i inkurajoi përfaqësuesit e Shoqatës së mjekëve të rajonit të Toskanës në Itali, që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë. Ai tha se Kosova pavarësisht që është shtet i ri, ka një klimë të përshtatshme për investitorët e huaj.
Këto komente ministri Makolli i bërë gjatë një takimi që zhvilloi me një delegacion të mjekëve italian nga rajoni i Toskanës dhe me përfaqësuesit e komunitetit kosovar në Itali. Qëllimi i vizitës së mjekëve italiano-kosovarë ishte njohja për së afërmi me mundësitë që i ofron Kosova për investitorët potencial.
Sipas MeD-së, ministri Makollin tha se përkundër sfidave të ndryshme, si shtet i ri, në një periudhë për më pak se pesë vjet nga shpallja e pavarësisë, Kosova ka arritur t’i tejkalojë sfidat e ndryshme falë edhe përkrahjes së miqve ndërkombëtar, por edhe diasporës.
“Sot mërgimtarët janë lidhja më e mirë midis dy vendeve, ata janë ambasadori më i mirë që mund t’i ketë një shtet”, tha Makolli.
Edhe pse Kosova, sipas tij, nuk është shtet anëtar i Bashkimit Evropian, eksporti është i liruar nga akciza, dhe politikat fiskale, siç tha ai, janë më të favorshmet në rajon.
Ministri Makolli, iu premtojë përkrahjen dhe mbështetjen për çfarëdo interesimi që prek fushën e investimeve në Kosovë. Ai, njëkohësisht iu ofroi edhe një pasqyrë të klinikave të ndryshme që veprojnë suksesshëm në Kosovë.
Ndërsa në emër të shoqatës së mjekëve në Toskanë, Jacopo Scala, e falënderojë ministrin, siç u shpreh ai, për këto shpjegime shumë të qarta dhe precize.
Sipas MeD, ai tha se tani janë në fazën e studimit të mundësive dhe përzgjedhjes së sektorëve ku ata do mund të investojnë dhe se janë shumë të bindur se në të ardhmen do të prodhohen rezultate konkrete.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










