Uncategorized
Mjekë nga Suedia trajtojnë pacientët në QKUK
Deri tani janë kryer mbi 20 trajtime, përfshirë edhe ndërhyrjet kirurgjike, përderisa trajtimet do të vazhdojnë deri ditën e premte
Një ekip mjekësor suedez po qëndron në QKUK, ku në bashkëpunim me mjekët kirurgë të fëmijëve dhe kirurgë plastikë nga Kosova po kontrollojnë dhe trajtojnë pacientë në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve dhe në Kirurgjinë Plastike. Kjo po bëhet në kuadër të bashkëpunimit të nisur në vitin 2004 ndërmjet Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe Qendrës Klinike Universitare të Linkoping të Suedisë.
Ekipin mjekësor nga Kirurgjia e Fëmijëve po e udhëheq Peder Drott, i cili ka edhe ekipin mbështetës mjekësor. Deri tani janë kryer mbi 20 trajtime, përfshirë edhe ndërhyrjet kirurgjike, përderisa trajtimet do të vazhdojnë deri ditën e premte.
Në Kirurgjinë plastike, të udhëhequr nga Erkki Torpila, mjekë të tjerë dhe ekipi vendor i kirurgëve plastikë, ditën e djeshme janë kryer 5 operacione mikrokirurgjike, e 5 të tjera janë kryer sot gjatë ditës. Ekipet e mjekëve nga Suedia do të qëndrojnë në Kosovë deri ditën e premte.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










