Muzikë
Misioni Katolik Shqiptar në Lucern nderon 400-vjetorin e lindjes së Pjetër Bogdanit
Veprimtaria do të zhvillohet më 22 nëntor 2025, ditë e shtunë, në Centro Papa Giovanni, Seetalstrasse 16, 6020 Emmen, duke filluar nga ora 18:00
Në kuadër të edicionit të tretë të programit kulturor “Gjurmëve të rrënjëve tona”, Misioni Katolik Shqiptar Lucern në bashkëpunim me Shoqatën Humanitare “Nënë Tereza” organizojnë një mbrëmje kulturore kushtuar 400-vjetorit të lindjes së Imzot Pjetër Bogdanit, një prej figurave më të ndritura të historisë dhe kulturës shqiptare.
Veprimtaria do të zhvillohet më 22 nëntor 2025, ditë e shtunë, në Centro Papa Giovanni, Seetalstrasse 16, 6020 Emmen, duke filluar nga ora 18:00.
Në këtë mbrëmje përkujtimore do të marrin pjesë prof. dr. Elena Kocaqi, pater Ndue Kajtazi, si dhe artistët Besiana Qani Mehmeti, Shkodran Tolaj, Ermira Lefort si dhe ansambli “Shqiponja”, përmes një programi që bashkon fjalën, muzikën dhe vallen shqiptare.
Në fund të aktivitetit, të pranishmit do të kenë mundësinë të vizitojnë ekspozitën e librave dhe pikturave, si dhe të marrin pjesë në aperitivin shoqërues, nën tingujt e muzikës shqiptare me Besianën, Shkodranin dhe instrumentistin Gezim Demaj.
Të gjithë janë të mirëpritur në këtë mbrëmje kulturore në nder të Imzot Pjetër Bogdanit — autorit të “Çetës së Profetëve” dhe humanistit të madh të rilindjes shpirtërore shqiptare.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit22 Nëntor 2025
- Ora18:00
- LokacioniEmmen (Luzern)
- Data e përfundimit22 Nëntor 2025 - 20:00
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













