Shkurt.ch
Mishi “hallall” duhet të deklarohet
Veç detyrimit për deklarim, shteti planifikon që në të ardhmen të shtrenjtojë çmimin e mishit të importuar hallall,
Mishi i kafshëve të therura sipas rregullave islamike “mishi hallall” në të ardhmen në Zvicër duhet t`i nënshtrohet detyrimit të deklarimit se është i tillë. Veç kësaj, shteti planifikon që në të ardhmen të shtrenjtojë çmimin e mishit të importuar hallall, shkruan srf.ch.
Pas Dhomës Nacionale, edhe ajo e Kantoneve (Senati) e ka votuar një iniciativë parlamentare të bërë nga deputeti i CVP-së, Yannick Buttet lidhur me këtë çështje. Miratimi është bërë me 22 vota pro, 9 kundër dhe dy abstenime, transmeton albinfo.ch. Mbi këtë bazë mund të punohet në ndryshimin e ligjit që rregullon këtë fushë.
Siç dihet, mënyra e therjes “hallall” nënkupton që kafshët të theren pa anestezion, metodë kjo që në Zvicër është e ndaluar. Por, nga ana tjetër, importi i mishit hallall, të përfituar në këtë mënyrë, është i lejuar.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon Kompania Bau Investment Schweiz AG, me seli në Schlieren të Cyrihut, po forcon praninë e saj... -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













