Integrimi
Mirjeta, kandidate për Parlamentin e Kantonit Appenzell-Innerrhoden
Mirjeta Spirig-Mulliqi garon jashtë partive dhe synon të zë një vend të mbetur vakant pas dorëheqjes së deputetit, Clemens Wick.
Të dielën e ardhshme, më 6 prill, në zgjedhjet për Parlamentin e Kantonit Appenzell Auserhoden kandidon edhe shqiptaro-zvicerania Mirjeta Spirig-Mulliqi. Aktivistja e cila vepron dhe garon jashtë partive synon të zë një vend të mbetur vakant pas dorëheqjes së deputetit po ashtu pa parti, Clemens Wick.
“Në fillim të marsit më pyetën nëse mund të jem në dispozicion për zgjedhjet plotësuesen Parlamentin e Kantonit . Pasi e shoshita propozimin, vendosa të kandidoj. Me kandidaturën time dëshiroj t`u ofroj qytetarëve të Walzenhausenit një alternativë për zgjedhjet në parlament.
“Kam lindur në vitin 1976 në Prishtinë, Kosovë ku dhe jam rritur. Në vitin 1994 jam vendosur në Zvicër ku nga viti 2004 me burrin dhe dy fëmijët në moshën shkollore jetoj në Walzenhausen”, thotë Mirjeta duke prezantuar kandidimin e saj.
“Duke vlerësuar jetën në kanton ne besojmë në shanset e Walzenhausenit dhe të gjithë kantonit për përparim. Pas përfundimit të shkollimit për infermiere profesionale të diplomuar dhe disa viteve përvoje në disa funksione profesionale dhe drejtuese, unë së bashku me bashkëshortin tim viteve të e fundit jam angazhuar intensivisht për ngritjen e organizatës sonë private të spitex-it dhe për tu kujdesur për familjen”, thotë më tutje kandidatja.
Deri më tash nuk kam qenë aktive në politikë por, në komunën Walzenhausen jam angazhuar në ngritjen e këshillit të prindërve dhe në komisionin shkollor. Këto angazhime i kam kryer me kënaqësi dhe me përgjegjësi. Duke qenë një ndërmarrëse e pavarur dhe grua familjare unë mund ta sjell në Parlamentin e Kantonit këndvështrimin e një shtrese te gjerë të Walzenhausenit, shton Mirjeta Spirig-Mulliqi.
Ajo përmend si preokupime të saj shëndetësinë, arsimin, harmonizimin në mes të familjes dhe profesionit, barazinë e shanseve dhe shoqërinë e hapur.
Mirjeta rekomandon bashkëpunimin që shkon përtej kornizave partiake si rrugë për tejkalimin e problemeve. Raundi i parë i zgjedhjeve plotësuese mbahet më 6 prill 2014.
Nëse ajo do të zgjidhet, do të jetë shqiptarja e pestë që bën vend në një parlament kantoni në Zvicër. Para saj në këtë pozitë, në kantone të ndryshme janë zgjedhur: Zari Xhaferi (kantoni Zug), Ylfete Fanaj (Luzern), Etrit Hasler (St. Gallen) dhe Osman Sadiku (Glarus). Që të katërt i takojnë Partisë Socialdemokrate.
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











