E-Diaspora
Shqipëri: Miratohet strategjia kombëtare për migracionin
Për herë të parë Këshilli i Ministrave ka miratuar Strategjinë Kombëtare për Qeverisjen e Migracionit dhe Planit të saj të Veprimit 2019 – 2022, e cila është në përputhje me planin e veprimit të Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2018 – 2024.
Ky vendim ka si qëllim përmirësimin e kuadrit ligjor në fushën e migracionit dhe përafrimin e tij me standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare.
Integrimi i çështjeve të migracionit në një dokument të vetëm politik erdhi si domosdoshmëri për plotësimin e mangësive të hasura si dhe adresimin e suksesshëm të politikave të migracionit gjatë viteve të kaluara, me qëllim konsolidimin e strukturave të menaxhimit dhe koordinimit të migracionit, pasi deri më tani dokumentet strategjike për migracionit kanë synuar vetëm forcimin e kapaciteteve institucionale.
Objektiv i kësaj strategjie është qeverisja e efektshme e migracionit në Shqipëri, duke trajtuar sfidat që rezultojnë nga lëvizjet migratore me synim rritjen e ndikimit të migracionit në një zhvillim më të mirë të migrantëve dhe shoqërisë shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Gjithashtu kjo strategji parashikon edhe krijimi i një mekanizmi institucional për koordinimin e punës dhe ndarjen e kompetencave ndërmjet ministrive përgjegjëse në këtë fushë, duke lehtësuar kështu raportimin dhe monitorimin e progresit në përmbushje të kërkesave për anëtarësim në BE.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











