Kosova
Miratohet Ligji për Fondin Sovran

Kuvendi i Kosovës ka miratuar të premten në mbrëmje në lexim të dytë Ligjin për Fondin Sovran.
62 deputetë të pushtetit, aq sa ishin të pranishëm në sallë, votuan pro këtij projektligji, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Si pjesë e Projektligjit për Fondin Sovran në lexim të dytë u përfshin 47 amendamente.
Qeveria e Kosovës ka thënë se Fondi Sovran do të jetë një mekanizëm i ri dhe efektiv për orientimin e investimeve, përmirësimin e qeverisjes korporative, ngritjen e konkurrueshmërisë dhe cilësisë, rritjen e shkathtësive dhe të punësimit, si dhe eliminimit të keqpërdorimit dhe korrupsionit në sektorin e ndërmarrjeve publike, shkruan Koha.net.
Fondi Sovran do t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Kosovës. Fondi do ta ketë përgjegjësinë ekskluzive për investimet në rritjen e vlerës së Trepçës, KEK-ut, Korporatës së Thëngjillit, PTK-së.
Kryeministri Albin Kurti pasi Kuvendi i tha po formimit të Fondit Sovran, thotë se Kosova po vendoset në hartën financiare të rajonit dhe Evropës.
“Me këtë vendim e vendosëm Kosovën në hartën financiare të rajonit dhe të Evropës dhe vumë bazën për krijimin e një trashëgimie për gjeneratat e ardhshme. Fondi Sovran do të punojë që t’i forcojë ndërmarrjet publike të vendit dhe ato t’i shndërrojë në korporata të fuqishme të vendit dhe më tej. Fondi Sovran do të sjellë një cikël të ri investimesh në vend duke e lidhur Kosovën me tregjet botërore financiare dhe duke e ngritur dhe shtuar qarkullimin e kapitalit investiv për gjithë ekonominë e vendit”, ka shkruar ai në Facebook.
E-Diaspora
-
Grupi legjendar “Elita 5” me tre koncerte në Austri Me 29 maj në Graz, 30 maj në Wels dhe 31 maj në Vjenë, në Wiener...
-
Ambasada e Kosovës në Zvicër përkrah ngjarjen e bamirësisë “Cycle Kosovo for Children”
-
Diaspora mbështeti masivisht Partinë Socialiste në zgjedhjet e Shqipërisë
-
Dr. Fatime Imeri në krye të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës në Zvicër
-
Volketswil: Të dielën zhvillohet turneu i shkollave shqipe në futboll
Jeta në Austri
-
Grupi legjendar “Elita 5” me tre koncerte në Austri Me 29 maj në Graz, 30 maj në Wels dhe 31 maj në Vjenë, në Wiener...
-
Plani i madh i kursimeve në Austri: Çfarë po shkurtohet dhe si mund t’ju ndikojë?
-
Austri: Çmimi i kafesë në rritje, mungesat në staf dhe ndryshimet klimatike fajtorë kryesorë
-
Austria do të organizojë Eurovision 2026 pas fitores, por a do ta përballojë financiarisht?
-
630,000 austriakë nuk dinë të notojnë