Maqedonia
Miratohet ligji i gjuhëve, për pak shmanget përplasja fizike mes Gruevskit dhe Xhaferit
Në një atmosferë të tensionuar parlamenti i Maqedonisë ka kaluar me 64 vota “për” ligjin e gjuhëve, që de fakto është zyrtarizim i gjuhës shqipe. Për ligjin votuan gjithë partitë shqiptare, njofton albinfo.ch.
Pak pas votimit, kryeparlamentari nga radhët e BDI, Talat Xhaferi, u përplas me ish liderin e VMRO, Nikola Gruevski. Sigurimi i Kuvendit, edhe pse me vonesë, pengoi një përplasje fizike mes kryeparlamentarit Talat Xhaferi dhe Nikolla Gruevski. Gruevski është ngjitur lartë në foltore dhe ka kërkuar nga Xhaferi që ta ndërpresë punën e Kuvendit. Gjatë këtij momenti vërehen shtyerje me dorë ndaj njëri-tjetrit.
Në foltore ishin mbledhur edhe deputetët tjerë të VMRO-DPMNE-së.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










