Koronavirusi: çast pas çasti
Miratohet edhe vaksina e Moderna-s
Rezultoi se rrezikun e infektimit ajo e reduktonte deri në 94.1 për qind.
Agjencia Evropiane e Barnave EMA i dha dritën jeshile vaksinës së Moderna-s, e cila merr aprovimin e saj pas Pfizerit.
EMA e rekomandoi autorizimin për përdorim të vaksinës së prodhuar nga kompania amerikane, e cila këshillohet për personat mbi 18 vjeç.
“Vaksina e Modernës është e sigurt dhe efikase. Mund ta garantojmë autorizimin e saj për shpërndarje në BE. Punuam me gjithë shpejtësinë e mundshme, në mënyrë që ajo të miratohej dhe të jetë sa më shpejt e disponueshme në vendet e bllokut evropian”, shkroi në Twitter kryetarja e KE-së, Ursula Von der Leyen, transmeton TCH.
“Kjo vaksinë është një tjetër instrument për të kapërcyer emergjencën aktuale”, konfirmoi nga ana tjetër drejtoresha ekzekutive e EMA-s, Emer Cooke.
“Ashtu si për të gjitha medikamentet e tjera, do t’i monitorojmë me kujdes të dhënat e sigurisë dhe efikasitetin e kësaj vaksinë për të garantuar një mbrojtje të vazhdueshme të publikut. Puna jonë do të udhëhiqet gjithmonë nga prova shkencore dhe nga angazhimi ynë për t’u kujdesur për shëndetin e qytetarëve të BE-së”, nënvizoi Cooke, përcjell albinfo.ch.
EMA thotë se në një studim të gjerë klinik, vaksina e Moderna-s u dëshmua e efikase në parandalimin e Covid-it te personat mbi 18 vjeç. Rezultoi se rrezikun e infektimit ajo e reduktonte me 94.1 për qind.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














