Miratohet buxheti i Zvicrës për vitin 2011
Të hyrat në buxhetin e Zvicrës janë 62.4 miliardë franga ndërsa të dalat, 62.9 miliardë franga
Parlamenti Federal (Dhoma nacionale) i Zvicrës ka miratuar buxhetin e ri të Zvicrës për vitin 2011. Ai ka zvogëluar deficitin e paraparë nga Qeveria Federale për 81 milion franga, duke e zbritur atë në 512 milion franga, njofton drs.ch.
Parlamenti ka lejuar 134 milionë franga më pak se sa ishte e planifikuar për fondin e ndihmave për zhvillim jashtë vendit. Në buxhetin e ri janë paraparë 45 milionë franga më tepër për fermerët, prodhues të qumështit.
Sipas konstatimit të Parlamentit, të hyrat në buxhetin e Zvicrës janë 62.4 miliardë franga ndërsa të dalat, 62.9 miliardë franga. Përveç kësaj shume, në të dalat e buxhetit duhet të llogariten edhe subvencionimet e jashtëzakonshme prej afër 2 miliardë frangash për Fondin pensional të Hekurudhave Federale Zvicerane (SBB) dhe për fondet infrastrukturore.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











