Lajme
Miratimi i buxhetit çështje që nuk pret
Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se miratimi i Ligjit për Buxhetin e Kosovës duhet të jetë prioritet për autoritetet kompetente pas ndërtimit të institucioneve
Marrëveshja e PDK-së me LDK-në për bashkëqeverisje krijon mundësi për ndërtimin e institucioneve, proces ky që është bllokuar më tepër se pesë muaj.
Sipas një prononcimi të kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, për Radion Evropa e Lirë, vakuumi institucional ka krijuar zbrazëtira të shumta të cilat urgjentisht duhet të zgjidhen.
Në rend të parë, konstituimi i Kuvendit është i domosdoshëm për faktin se Kosova duhet të miratojë Buxhetin për vitin 2015, në mënyrë që të evitohet një krizë e rëndë financiare e buxhetore nga fillimi i vitit të ardhshëm.
“Krahas miratimit të buxhetit, janë sfida të shumta të natyrës ekonomike, mbi të gjitha është harmonizimi i legjislacionit, po ashtu më emërimin dhe kompletimin e bordeve të agjencive publike”, tha Gërxhaliu .
Edhe Mejdi Bektashi, profesor në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, konsideron se pas formimit të qeverisë se Kosovës miratimi i projekt buxhetit për vitin e ardhshëm duhet të jetë prioritet.
Bektashi, po ashtu thekson se autoritetet kompetente duhet të rrisin efikasitetin e punës në mënyrë që të evitohen problemet e krijuara nga ngërçi politik.
“Ky është një ndër ligjet kryesore në bazë të cilit mundësohet edhe funksionimi i shoqërisë kosovare. Unë ë besoi se ky ligj do të ketë edhe qëllimin zhvillimor me qëllim të realizimit të të gjitha projekteve të filluara dhe buxheti për vitin 2015 patjetër duhet të ketë disa komponenta që kanë të bëjnë më hapjen e vendeve të reja të punës dhe atë sociale”, tha Bektashi për Radion Evropa e Lirë.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës në fund të muajit të kaluar ka miratuar projekt-buxhetin për vitin 2015, kurse sipas procedurave ligjore, projekt-buxheti duhet të miratohet nga deputetet e Kuvendit të Kosovës deri në fund të dhjetorit.
Safet Gërxhaliu, konsideron se ndërtimi i institucioneve duhet të realizohet për një periudhë të shkurtër kohore, pasi, siç thotë ai, nuk ka më kohë për eksperimente por për veprime konkrete, sepse kriza politike ka grumbulluar probleme të shumta në rrafshin ekonomik.
“Shumë sfida tjera të cilat kërkojnë përkushtim. Dhe për ata që e kuptojnë seriozitetin e zhvillimit ekonomik në vitin 2015 kur e gjithë Evropa dhe bota ecin më një qetësi, Kosovës i duhet të vrapoj 24 orë për të zënë hapin e trendëve ekonomike qoftë në nivel lokal, qoftë në nivel rajonal dhe evropian”, shprehet Gërxhaliu.
Buxheti për vitin 2015 parashihet të jetë 1 miliard e 576 milion euro, nga kjo vlerë 470 milion euro, apo 28 për qind e buxhetit janë paraparë të investohen në projektet kapitale.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç










