Shkurt.ch
Minus 36 gradë – mbrëmë ishte nata më e ftohtë e vitit
Rekordii i uljes së zhivës në termometër, me minus 36 gradë celsius, kësaj here është shënuar në Muotathal të kantonit Schwyz
Nata në mes të të shtunës dhe të dielës, 9-10 shkurt ka qenë më e ftohta deri më tash për këtë vit. Rekordii i uljes së zhivës në termometër, me minus 36 gradë celsius, kësaj here është shënuar në Muotathal të kantonit Schwyz. Mirëpo temperatura të përafërta me të janë regjistruar edhe në regjone tjera malore në Zvicër. Kështu në La Brévine të kantonit të Neuschatelit temperatura ka qenë – 31 gradë. Ndërsa -29.4 gradë janë regjistruar sipas SRF Meteo në Glattalp, mandej -27.2 gradë në Samedan etj.
Acar i madh ka mbretëruar edhe në Davos, -20.4 gradë dhe në Einsiedeln -17.7 gradë etj.
Po ashtu edhe në regjonet e rrafshta dhe në qytete mbrëmë kanë mbretëruar temperatura të akullta. Në Bernë për shembull shigjeta në termometër ka treguar minus 12.4 gradë celsius, në Aarau -8, në Bazel -7.3 dhe ne Cyrih -6.4 gradë.
Acari i madh që ka mbretëruar të shtunën dhe po vazhdon akoma, ka shkaktuar disa pengesa në komunikacionin hekurudhor. Disa linja lokale dhe regjionale sidomos në regjionin e gjerë të kantonit të Bernës është dashur të anuloheshin në mëngjesin e sotëm.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













