Integrimi
Ministrja gjermane ua shkurton ndihmat refugjatëve që nuk integrohen
Ministrja gjermane e punës, Andrea Nahles thotë se refugjatëve që nuk integrohen duhet t'u shkurtohen ndihmat nga shteti. Gjermania po debaton si t'ia dalë mbanë mijëra migrantëve që mbërrijnë çdo ditë në Gjermani.
Minstrja gjermane e punës, Andrea Nahles tha të dielën se refugjatëve që nuk integrohen duhet t’u reduktohen pagesat në përfitime që ata marrin nga shteti. Ministrja, e cila është përgjegjëse edhe për çështjet sociale tha se pagesat duhet të bëhen të varura nga mësimi prej migrantëve i gjuhës gjermane.
“Të gjithë ata që vijnë këtu si refugjatë dhe duan të nisin një jetë të re duhet të përqafojnë rregullat dhe vlerat tona”, shkruan politikania socialdemokrate në një kontribut për gazetën “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. “Ne do t’i reduktojmë përfitimet për ata që japin sinjale se nuk duan të integrohen”, tha Nahles. “Për mendimin tim, kjo duhet lidhur edhe me pjesëmarrjen në kurset e gjermanishtes dhe veç kësaj, në përqafimin e kushteve të bashkëekzistencës sonë.”
Në plan afatgjatë, tha Nahles, pritet që refugjatët ta mbështesin veten, shkruan deutschewelle.de. Pavarësisht nga vendi prej ku vijnë, tha ajo, të gjithë ata që kërkojnë një jetë të re në Gjermani duhet të përdorin “të gjitha aftësitë e tyre dhe të gjithë kapacitetin që kanë për të fituar jetesën e tyre.”
Nahles, e cila është përgjegjëse edhe për çështjet sociale, tha se ata që duan të kërkojnë një jetë të re në Gjermani duhet të mbështesin veten. Për të kjo duhet të ndodhë edhe me shtetasit e BE që jetojnë në Gjermani. “Autoritetet lokale nuk mund të kujdesen pafundësisht për shtetas të BE pa para, që vijnë nga shtete të tjera”, shkroi ajo, transmeton albinfo.ch. “Kjo nuk ka qenë kurrë në përputhje me idenë e lirisë së lëvizjes, e cila bën pjesë në arritjet më të mëdha të integrimit evropian.”
Në Gjermani vitin e kaluar erdhën afërsisht 1,1 milionë refugjatë, gjë që bëri të rritet shqetësimi se a do të jetë në gjendje ta përballojë edhe më tej Gjermania një barrë të tillë. Qeveria e kancelares Angela Merkel pritet ta përshtasë ndërkohë politikën e saj të dyerve të hapura me valën e refugjatëve në Gjermani.
Horst Seehofer, kryetari i CSU-së, partisë simotër të kristjandemokratëve të Merkelit dhe pjesë e koalicionit qeveritar në Gjermani ka kërcënuar se do ta hedhë në gjyq qeverinë, nëse kërkesa e tij për të ndaluar valën e refugjatëve nuk do të plotësohet.
E-Diaspora
-
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës Hannover Airport dhe ADAC njohin Kosovën si shtet të pavarur pas ndërhyrjes së Ambasadës... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











