Koronavirusi: çast pas çasti
Ministrja e Arsimit në Gjermani kërkon që maska të mbahet edhe jashtë klasave
Bilanci i javëve të para të shkollës në Gjermani është pozitiv, sipas ministres së Arsimit, Anja Karliczek, e cila theksoi nevojën për të mbajtur maska edhe jashtë klasave.
“E di që është e lodhshme. Të gjithë e përjetojmë kështu, por tani për tani nuk ka ndonjë alternative për maskën”, tha ajo, gjatë bilancit të tre javëve të para, në një intervistë për Ntv.
“Tani për tani, shkollat janë rihapur në nëntë lande nga 16 dhe do të thosha se funksionimi i zakonshëm ka nisur mirë”, vazhdoi ministrja, transmeton ATSH, përcjell albinfo.ch.
Disa ditë më parë, kancelarja Angela Merkel argumentoi në një konferencë për shtyp se është më mirë të mbash një maskë, sesa të mbyllësh shkollat.
Në sistemin federal gjerman, arsimi është një kompetencë rajonale, subjekt i udhëzimeve të përbashkëta dhe të dakorduara nga Konferenca e Përbashkët e Ministrave të Arsimit të të gjitha landeve.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














