Lajme
I tërhiqet licenca njërit laborator të UBT-së për testime
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se njërit nga dy laboratorët privatë që janë licencuar në gusht të këtij viti për të kryer testime molekulare me metodën PCR, i është tërhequr licenca për shkak se nuk i plotësonte kushtet për të kryer këto testime, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Laboratorët e licencuar ishin Medical & Laboratory Services ne Ulpianë (Prishtinë) dhe laboratori UBT në Lipjan. Por, vetëm ky i pari sot kryen testime me metodën PCR.
Ndërsa, testime molekulare (PCR) deri më tani nuk ka kryer laboratori UBT me seli në Lipjan. Kjo ngase në deklaratën nën betim ky laborator ka thënë se e kanë infrastrukturën e nevojshme për të kryer testime, por gjatë inspektimit nga ana e MSH-së është parë se nuk i plotësojnë kushtet.
Kjo u konfirmua vetë nga MSH përmes një komunikate për media.
“MSH ka informacione që ka dallime të çmimeve sa u përket shërbimeve të testimeve serologjike (prej 15-30 euro) varësisht prej institucionit ku kryhet dhe komunës, përderisa për momentin teste molekulare (PCR) ofron njëri nga dy institucionet e licencuara, për shkak se njëri prej tyre, gjatë inspektimit të Inspektoratit Shëndetësor nuk ka arritur të dëshmojë se mund të kryej teste në përputhje me të dhënat e deklaruara në formularin e aplikimit për licencim dhe në përputhje me Deklaratën nën betim, të nënshkruar me rastin e aplikimit”, thuhet në komunikatë.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












