Kosova
Ministria e Mjedisit sqaron anulimin e grantit të BE-së

“Në emër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ministrit të kësaj ministrie, Fatmir Matoshi, shprehim shqetësimin në lidhje me dështimin e realizimit të projektit për ndërtimin e objekteve për ruajtjen e përkohshme tëmbeturinave të rrezikshme në Harilaq të Fushë- Kosovës, si rezultat i refuzimit të komunës pa ndonjë argument”, nis kështu sqarimi i Ministrisë së Mjedisit.
Sipas ministrisë: “Në Republikën e Kosovës gjenerohen shumë mbeturina, të cilat për nga karakteristikat e tyre konsiderohen të rrezikshme dhe të cilat në shumicën e rasteve janë të vendosura dhe të hedhura në vende jo të përshtatshme, kështu që këto mbeturina dhe materietë rrezikshme, në gjendjen në të cilën gjenden tani, paraqesin një kërcënim të përhershëm për kontaminimin e tokës, ujit dhe ajrit, gjithashtu paraqesin rrezik edhe për shëndetin e njeriut me pasoja afatgjate”.
Sipas Ministrisë në kuadër të Strategjisë se Republikës së Kosovës për Menaxhimin e Mbeturinave 2013-2022, është planifikuar ngritja e projektit –“Ndërtimin e objektit për ruajtjen e përkohshme të mbeturinave të rrezikshme në Kosovë”. Për këtë projekt ështëmarrë përkrahja e Programit IPA 2015. Aktivitetet për krijimin e parakushteve për realizimin e projektit në fjalë janë bërë sëbashku me MZHE dhe nën mbështetjen e Komisionit Evropian.
“Me programin e IPA 2015, ishin siguruar 12 milionë euro për zhvillimin e këtij projekti që do të shërbejnë për magazinimin e mbeturinave të rrezikshme nga të gjitha komunat e Republikës së Kosovës. Zhvillimi i projektit ishte i varur nga përcaktimi i lokacionit, i cili me parë ishte përcaktuar në zonën kadastrale të Harilaqit – komuna e Drenasit, por lokacioni i përcaktuar dhe i lejuar nga Qeveria e Kosovës që në vitin 2009, tani për tani nuk do të mund të shfrytëzohej për qëllimin e këtij projekti, pasi qësipërfaqja e konsideruar e lokacionit është e papastruar nga mjetet shpërthyese dhe mund të paraqesë rrezik për jetën e njeriut”, thuhet në sqarim.
Ministria ka njoftuar se nga sekretari i MMPH është emëruar një Komision ndërinstitucional për hulumtimin, përzgjedhjen dhe propozimin e një lokacioni që do të ishte më i përshtatshëm për qëllimin e lartcekur. Komisioni ka dalë në terren dhe ka propozuar që njëri nga lokacionet e mundshme për “ndërtimin e objektit për ruajtjen e përkohshme të mbeturinave të rrezikshme” mund tëshfrytëzohen parcelat me ID të njësisë kadastrale P-72514003-00022-16; P-72514003-00022-17; P-72514003-00022-18; P-72514003-00022-19, që ishte në pronësin e Agjencisë Pyjore të Kosovës, në zonën kadastrale Harilaq në komunën e Fushë Kosovës (në afërsi të lokacionit të mëparshëm).
“MMPH-së ka bërë kërkesë në Qeverinë e Republikës së Kosovë, e cila ka lëshuar Vendimin Nr. 11/49, datë 29. 05.2018 për caktimin e lokacionit për ,,ndërtimin e objektit për ruajtjen e përkohshme të mbeturinave të rrezikshme” në Kosovë. Nga zyra e Komisionit Evropian në Kosovë për këtë projekt kishin filluar aktivitetet. Ishtë kontraktuar Kompania ,,GEOKOS”, për të bërë hulumtimet gjeoteknike të lokacionit. Derisa zhvilloheshin shpimet gjatë hulumtimit, Inspektorati i Komunës së Fushë-Kosovës, ka ndërprerë punët e kompanisë që bënte hulumtimet”, thuhet në sqarim.
Pas kësaj MMPH njofton se menjeherë ka kontaktuar Kryetarin e komunës së Fushë Kosovës, të cilit i është sqaruar qëllimi dhe rëndësia e projektit, dhe i është thënë se pas shqyrtimit gjeoteknik do të pasojë edhe Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis për projektin.
“Personat kompetent nga MMPH ishin pjesëmarrës në asamblenëkomunale të Fushë Kosovës, me qëllim për të i’u sqaruar rëndësinë e Projektit. Megjithatë, asambleja Komunale mori vendim që mos tëzbatohet Vendimi i Qeverisë për shfrytzimin e lokacionit. Ky vendim ende nuk është dërguar në Ministrinë e Administrimit tëpushtetit Lokal, gjithashtu, këtë vendim edhe MMPH nuk e posedon. Ndërkohë, gjatë takimeve, me propozimin e Kryetarit tëKomunës, zyrtar të MMPH-së dhe përfaqësues të Zyrës sëKomisionit Evropian në Kosovë, kanë vizituar edhe ca vende në afërsi të lokacionit aktual, megjithatë është konstatuar se lokacioni i përzgjedhur dhe i lejuar me Vendim nga Qeveria e Kosovës është njëri ndër lokacionet më të përshtatshme që do tëplotësonte kushtet në tërësi”, vazhdon sqarimi.
Sipas MMPH-së më 21 nëntor të vitit të kaluar është lëshuar Autorizimi mjedisor për vazhdimin e punëve nga kompania Geokos- Prishtinë, në hulumtimet gjeoteknike të lokacionit, dhe krijimin e kushteve për zhvillimin e aktiviteteve të tjera për projektin.
“Më 07.03.2019 ne udhëheqjen e Ministrit të MMPH . z. Matoshi dhe përfaqësuesve nga Zyra e Komisionit Evropian nëKosovë, si dhe kryetarit të komunës së Fushë Kosovës ështëmbajtur takim ku është diskutuar lidhur me lokacionin e përcaktuar për ndërtimin e objekteve për ruajtjen e përkohshme të mbeturinave të rrezikshme në Kosovë. Takimi në asamblenë e Komunës se F. Kosovës ështe mbajtur me 10.04.2019, ku është prezantuar projekti si dhe efektet e mundshme në shëndetin e qytetarëve”, thuhet në sqarim.
E-Diaspora
-
Burgim i përjetshëm për shqiptarin, ka vrarë bashkatdhetarin e tij Në shkurt të vitit 2024, personi tashmë i vrarë ia kishte kafshuar veshin e djathtë të...
-
Si mund të votojnë shqiptarët jashtë vendit për Shqipërinë në Eurovision 2025?
-
Nga Suedia, Rina Januzi nominohet në “Netët e Klipit Shqiptar 2025”
-
Dega e LDK-së në Zvicër shënoi 35-vjetorin e saj
-
Gjenevë: Anjeza Maqani diplomon me dy tituj në Universitetin Webster
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri