Kosova
Ministria e Jashtme e Kosovës kërkon ndërhyrjen ndërkombëtare pas arrestimit të kosovarit në Serbi
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) ka njoftuar se pas marrjes së informacionit për arrestimin e shtetasit të Kosovës, Avni Qenaj, nga autoritetet serbe, institucionet përkatëse kanë ndërmarrë menjëherë veprimet e para zyrtare.
Sipas MPJD-së, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka dorëzuar kërkesë zyrtare te Zyra Ndërlidhëse e Serbisë në Kosovë, për konfirmimin e arrestimit, sqarimin e arsyeve të ndalimit, vendndodhjen aktuale të të arrestuarit, si dhe informacione shtesë të nevojshme për trajtimin e mëtejshëm të çështjes.
Paralelisht, për rrethana më transparente, Zyra Ndërlidhëse ka informuar edhe Delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi, duke kërkuar monitorim të shtuar të procedurave të ndërmarra nga autoritetet serbe.
MPJD bën të ditur se misioneve diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Serbi u është dërguar notë verbale, me qëllim sigurimin e mbështetjes ndërkombëtare për garantimin e të drejtave dhe sigurisë së shtetasit të Kosovës.
Institucionet kosovare pritet të parashtrojnë kërkesë zyrtare për lejimin e vizitës së Qenajt sapo të konfirmohet lokacioni i saktë i mbajtjes së tij.
Në deklaratë, MPJD rithekson angazhimin e plotë dhe të pandërprerë për zbardhjen e të gjitha rrethanave të rastit, duke siguruar se opinioni publik do të informohet rregullisht për çdo zhvillim të ri, transmeton albinfo.ch.
Ministria i ka bërë sërish thirrje bashkësisë ndërkombëtare të rrisë vigjilencën dhe presionin ndaj autoriteteve të Serbisë, për shkak të praktikave të vazhdueshme të ndalimeve dhe keqtrajtimit të shtetasve të Republikës së Kosovës, të cilat MPJD thotë se bien ndesh me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar Shqiptarja përfundon specializimin në Menaxhment dhe Administratë Publike në SHBA... -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA?
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri











