Lajme
Ministria e Diasporës inkurajon përfshirjen e fëmijëve në shkollat shqipe
Është bërë e ditur se Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike e Kosovës inkurajon bashkatdhetarët në diasporë që të vazhdojnë t’i dërgojnë fëmijët në mësimin plotësues të gjuhës shqipe, shkruan albinfo.ch.
Po ashtu kjo ministri ka bërë të ditur se për nevojat e mësimit plotësues në diasporë për vitin 2019 janë dërguar 19,111 njësi mësimore dhe këtë vit presim që ky numër të tejkalohet, duke pasur parasysh rritjen e kërkesave si rezultat i hapjes së shkollave të reja shqipe.
Sipas tyre, nxënësit, të cilët ndjekin mësimin plotësues, mësojnë dhe i zhvillojnë këto shkathtësi: ruajnë kulturën dhe traditën, mësojnë historinë e të parëve të tyre, lidhen më shumë me atdheun e tyre, komunikojnë bukur shqip, lexojnë rrjedhshëm në gjuhën shqipe, shkruajnë sipas rregullave të drejtshkrimit, mësojnë gjeografinë e trojeve shqiptare, socializohen me bashkëmoshatarët e tyre nga vendet prej nga vijnë, si dhe integrohen më lehtë në shtetin ku jetojnë.





E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











